• |
ide | kryesore

Ray J kërcënon Kim Kardashian pas akuzave për sulm seksual

-Instant, Paparazzi, Slider



Ray J ka deklaruar se do të ngrejë një padi për shpifje kundër Kim Kardashian pasi ajo la të kuptohej se ai e ka sulmuar seksualisht ndërsa ishte duke fjetur.

Tmz raportoi se Ray J, emri i vërtetë i të cilit është William Ray Norwood Jr., është ‘i zemëruar’ që Kardashian hodhi idenë se mund të kishte një kasetë të dytë intime ku ka ndodhur sulmi. Kardashian tha se do të kishte qenë “plotësisht ilegale” dhe kërkoi nga ekipi i saj ligjor “ta trembnin atë”.

Në një intervistë me DailyMail.com në maj, Ray J pretendoi se kaseta famëkeqe ishte publikuar nga vetë Kim  e cila gjithashtu mbajti të vetmen kopje të saj të fshehur në një kutit të Nike nën krevatin e saj së bashku me kaseta të tjera.

Ndërkohë së fundmi , ai u shpreh se nëna dhe menaxheri i Kim-it, Kris Jenner publikoi kasetën e tyre. Mirëpo, Kris në emisionin The Late Late Show” ka mohuar çdo përfshirje në publikimin e kasetës, e cila rriti profilin e lartë të familjes./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *