• |
ide | kryesore

Lezha në rrezik përmbytje/ Bashkia ngre alarmin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
lezha



Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar sot se shirat që priten në fundjavë mund të sjellin përmbytje ose rrëshqitje dherash. Për pasojë, Bashkia publikoi numrin e posaçëm të telefonit për ndihmë nga ekipi i emergjencës.

Në njoftimin e dhënë në Facebook nga bashkia, thuhet:

“Sipas parashikimeve te motit parashikohet që në fundjavë do ketë reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë që mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje. Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h. Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit 068 33 12 049”. 

Përmbyset moti

Temperaturave të larta i ka ardhur fundi dhe moti do ndryshojë fort. Meteorologia Lajda Porja deklaroi se do të ketë një përmbysje të situatës dhe se temperaturave të larta do t’i vijë fundi.

Fundjave pritet që të shoqërohet me reshje, kryesisht e shtuna, ku edhe do të ketë rënie drastike të temperaturave.

“E gjithë java do të sjellë një përmbysje të situatës. Kanë nisur reshjet e para në zonat veriore. Sonte gjatë natës dhe e gjithë dita e shtunë do të jenë rrebeshe. Do të kemi intervale me intensitete të larta. Mund të kemi edhe përmbytje të përkohshme. 

Parashikohet që fundjava të jetë me shi, kryesisht e shtuna, dita e dielë do të ketë përmirësim gjatë pasdites, por edhe të hënën mbeten reshje të pakta shiu për tu kthyer ditën e martë. Sot dita e fundit me temperatura më të larta. Nga e shtuna do të kemi rënie drastike të temperaturave. Do të kemi temperatura të ngjashme me dhjetorin”, tha meteorologia në një intervistë për News24.

Ajo shtoi: “Pas kësaj stuhi që ka përfshirë Italinë dhe po zhvendoset drejt vendeve të rajoni do qëndrojë deri 5-6 ditë, por do kemi sërish përmirësim të motit, por nuk do të ketë sërish temperatura të larta. Kjo vranësirë epiqendrën e ka veri të Ballkanit. Priten shumë reshje në Fierze, Vaun e Dejës e Koman.” 

Moti ka qenë i ngrohtë dy javët e para të muajit të parë të vjeshtës, shtatorit. Me ç’duket, mënyra si do të ftohen temperaturat që nga dita e nesërme do t’i japin fund ditëve të ngrohta si kjo e sotmja, në vendin tonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *