• |
ide | kryesore

“Dy ndeshje vendimtare”: Reja e pranon, por mesfushën e ka ‘jashtë përdorimit’

-Instant, F1, Sport
Reja



“Dy ndeshje vendimtare” si i konsideron vetë Edoardo Reja, por në të cilat Shqipëria shkon me probleme. Në konferencën për shtyp, tekniku i kombëtares ka qenë i hapur për atë që luhet në këto sfida. Por italiani ka theksuar edhe vështirësitë me të cilat përballet skuadra. Shumë dëmtime e shumë lojtarë pa minuta nuk e bëjnë entuziaste atmosferën. “Me Çekiçin kemi qenë në komunikim dhe do të jetë në grumbullim dhe do të bëjmë ekzaminimet, e njëjta gjë vlen edhe për Keidi Baren. Kemi një javë kohë edhe pse jemi në emergjencë”, tha tekniku.

Sigurisht do të kërkohet maksimumi, sepse janë shanset e fundit. Reja mbi këtë nuk mund t’i ndryshojë faktet: “Nuk janë dy ndeshje të rëndësishme, por janë vendimtare – theksoi italiani -. Ne duhet të bëjmë llogaritë me ekipin dhe lojtarët që kam në dispozicion. Ne do të shkojmë me bindjen që në ndeshjen e parë për të marrë rezultat, do të jetë e vështirë për të dyja sfidat, por do të besojmë.”

DËMTIMET

Gjimshiti jashtë, i dëmtuar kohë përpara, por që do të vazhdojë të mungojë, Asllani, Broja, Kumbulla e Bajrami të gjithë me pak ose aspak minuta, e bëjnë situatën delikate. “Jam i detyruar të bëj disa zgjedhje të tjera. Në qendër të mbrojtjes kemi probleme. Hoxhallari është i vlefshëm për krahun e majtë sepse aty kemi nevojën. Nuk dua të marr shumë lojtarë me vete, sepse do i dërgosh në tribunë edhe pse mua nuk me pëlqen. Nuk dua të bëj eksperimente duke parë këto dy ndeshje.”

Mesfusha ndoshta është pika më problematike për italianin: “Do të përpiqemi të marrim maksimumin. Për fat të keq Çekiçi ka një problem fizik, Bajrami ka luajtur, por nuk ka bërë mirë. Ndoshta mund të luajmë me një sulmues ose gjysmë sulmues prapa, që skuadra të ketë ekuilibra. Luajmë ndaj Izraelit, shumë e aftë taktikisht.”

OBJEKTIVI

Vendi i parë mbetet i arritshëm, por sigurisht një objekti i vështirë. Shqipëria ka zgjënjyer në daljet e para të Nations League më një barazim e një humbje. Me vetëm një pikë, Izraeli është tani 4 përpara kombëtares kuqezi, që duhet të fitojë me cdo kusht: “Ne jemi ende në lojë për të marrë vendin e parë. Kemi shumë lojtarë me shumë eksperiencë dhe besoj se mund t’ia dalim. Jemi në kushte për të luajtur të barabartë si me Izraelin edhe në transfertë”, tha Reja. “Duhet të jemi mirë në aspektin fizik dhe mental në këto dy ndeshje. Kemi përballë Izraelin, duhet të kemi personalitet dhe agresivitet. Zgjedhjet e mia do i bëj pasi të shoh lojtarët. Do të zgjedh lojtarët më në formë. Unë e shoh presionin si faktor pozitiv. Izraeli është shumë i fortë kur sulmon. Në aspektin mbrojtës mund të kenë ndonjë defekt dhe mund t’i godasim aty”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *