• |
ide | kryesore

Barcelona ‘shkurton’ bonuset e lojtarëve: hyn në fuqi klauzola anti-dëmtim

-Instant, Sport
Laporta



Barcelona, që vjen nga një merkato e jashtëzakonshme verore, po mendon sërish për krizën e saj financiare. Katalanasit synojnë të gjejnë mënyrat për të ulur shpenzimet. Me llogaritë në duar, Laporta e blaugranat kanë vendosur të eliminojnë disa bonuse nga kontratat e lojtarëve. E thënë më saktë, në kontratat e reja të klubit katalanas do të ketë një klauzolë anti-dëmtim.

Në sezonet e fundit, Barcelona ka paguar bonuse edhe për ata lojtarë që nuk kanë luajtur për shumë ndeshje. Të gjithë lojtarët, nëse merrnin pjesë në 50% të ndeshjeve në të cilat ishin të disponueshëm kanë marrë bonuse, për titujt apo golat. Tani, megjithatë, kjo gjë nuk do të jetë më kështu. Gjatë numërimit të ndeshjeve të luajtura nga sportisti, nuk do të merren më në konsideratë vetëm ato të luajtura nga lojtarët në dispozicion. Llogaritë do të bëhen me të gjitha ndeshjet e klubit, pavarësisht nëse lojtari është në dispozicion apo jo.

Vitet e fundit ka pasur raste kur një lojtar, i cili e ka kaluar pjesën më të madhe të sezonit i dëmtuar, ka marrë të gjitha shpërblimet. Kjo sepse në periudhën kur ishte i shëndetshëm ka tejkaluar përqindjen e prezencave të parashikuar. Në disa sezone ka nga ata që kanë marrë bonuse mbi dy milionë euro, duke luajtur shumë pak ndeshje. Një gjë që Laporta e drejtuesit sportive tani dëshirojnë ta shmangin.

Lexo më tej: Barcelona në krizë, por kursimet nuk i njeh: Dembelé rinovoi, por Raphinha u pagua një pasuri

Kontrata e Ousmane Dembélé tashmë përfshin këtë klauzolë, por të gjitha kontratat blaugrana së shpejti do të rishikohen. Prandaj, francezi do të marrë të gjitha shpërblimet vetëm nëse luan përqindjen e pritur të ndeshjeve zyrtare te Barcelona në një sezon. Në rast dëmtimi, Dembelé mund të rrezikojë të mos marrë shpërblimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *