• |
ide | kryesore

Pogba ende në rrezik: ai dhe e ëma nën mbrojtjen e policisë

-Instant, Sport
Pogba



Momenti i ndërlikuar në jetën dhe karrierën e Paul Pogba vazhdon ende. Në kohën kur është duke u marrë me fazën e rikuperimit, pas operacionit të meniskut, mesfushori i Juventusit duhet të përballet edhe me situatën e vështirë familjare. E gjitha e krijuar muajt e fundit, pas kërcënimeve dhe tentativave për zhvatje nga vëllai i tij Mathias. Bashkë me të janë përfshirë edhe “miq” të tjerë të fëmijërisë.

Sipas Le Parisien, francezi madje tashmë e gjen veten duke jetuar nën shoqërimin e policisë në Torino. Jo vetëm futbollisti, por edhe e ëma e tij, Yeo Moriba, ka qenë subjekt i kërcënimeve dhe është nën mbrojtjen e policisë.

Lexo më tej: Çështja Pogba merr drejtim: në burg i vëllai Mathias e katër ‘zhvatës’ të tjerë

Kjo pavarësisht se çështja ka pësuar një kthesë ditët e fundit. Të mërkurën e kaluar, në fakt, Mathias Pogba u vu në paraburgim nga policia franceze në Nanterre. Më pas, të dielën u zyrtarizua arrestimi I vëllait të lojtarit, bashkë me katër persona të tjerë të përfshirë në këtë aferë. Akuza për ta është zhvatje në një bandë të organizuar dhe shoqatë kriminale. Por sic duket rreziku për Pogba nuk ka kaluar ende, ndaj dhe policia e ka marrë në mbrojtje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *