• |
ide | kryesore

Shoqëroi Martinaj, Gjykata e Apelit lë në burg ish-policin Jeton Lami

-Instant, Lajme, Të fundit
Gjykata e Apelit



Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-efektivin e policisë Jeton Lami. Ish-efektivi dyshohet se ka shoqëruar të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Ai e lëvizte të shumëkërkuarin gjatë kohës që ky i fundit ishte në kërkim. Vendimi u dha ditën e sotme nga Gjykata e Apelit Tiranë, ku u zhvillua një seancë me dyer të mbyllura.

Ish-agjenti i Operacionales, Jeton Lami është zbuluar nga kamerat e sigurisë teksa lëvizte me një makinë Audi A8, Ervis Martinaj. Lami është parë për herë të fundit me Ervis Martinajn në një hotel në Durrës. Aty ai ka lënë të shumëkërkuarin dhe më pas e ka marrë pas disa orësh. 28-vjeçari akuzohet për ‘shpërdorim detyre” sepse ka shoqëruar dhe përkrahur një person të shumëkërkuar, nuk ka marrë masa për kapjen e tij dhe nuk ka informuar vendndodhjen e tij.

Vendimi:

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest ne burg” ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale J.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Me vendimin nr. 893-81, datë 23.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin vendosi:

  • Pranimin e kërkesës.
  • Të caktohet ndaj personit nën hetim shtetasit L, masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, në mungesë, parashikuar nga neni 283 të K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Në vijim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka zhvilluar gjykimin lidhur me verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, të personit nën hetim shtetasit me iniciale J.L, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

Me vendimin nr. 894-82, datë 25.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin vendosi:

  • Pranimin e kërkesës.
  • Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, për shtetasin L, të parashikuar nga nenet 232/dh e 238 të Kodit të Procedurës Penale, të vendosur me vendimin nr. 893 datë 23.08.2022, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale J.L, i cili kërkoi një masë sigurimi personal më të lehtë. se ajo e dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Ankuesi nuk u paraqit në gjykimin në apel, i cili u zhvillua në prezencë të mbrojtësit të tij av.

– Miratimin e vendimit nr. 894-82, datë 25.08.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *