• |
ide | kryesore

Gjykata e Apelit e SHBA jep vendimin për “shqiptarin më të urryer”

Arkiva, Lajme, Të fundit
apelit



Një gjykatë federale amerikane e apelit la në fuqi këtë të martë ndalimin e përjetshëm të shqiptarit Martin Shkreli të punojë në industrinë farmaceutike. Në fuqi mbeti edhe një urdhër për të paguar 64.6 milionë dollarë fitime për shkak të bllokimit të konkurrencës ndaj ilaçit kundër kancerit, “Daraprim”. Vendimi unanim, nga një panel prej 3 gjyqtarësh në Gjykatën e dytë të Apelit të Rrethit të SHBA-së erdhi gati 2 vjet pasi një gjykatës federal i Nju Jorkut vendosi ndalimin e Shkrelit për shkak të sjelljes monopoliste të kompanisë së tij të atëhershme të ilaçeve në shpërndarjen e “Daraprim”.

Ndalimi ishte përgjigje ndaj një padie civile të ngritur nga Komisioni Federal i Tregtisë dhe 7 shteteve, mes tyre Nju Jorku dhe Kalifornia. Shkreli fitoi famë të gjerë në vitin 2015, kur kompania e tij rriti çmimin e atij ilaçi që shpëton jetë me më shumë se 4000% brenda natës. Më vonë ai kreu një dënim me burg për mashtrim të letrave me vlerë federale dhe krime të tjera financiare që nuk lidhen me rritjen e diskutueshme të çmimit të Daraprim, e cila përdoret për të trajtuar toksoplazmozën, një gjendje parazitare.

Avokati i tij, Benjamin Brafman, në një deklaratë për CNBC tha se: “Ndalimi i përjetshëm është shumë i rëndë. Gjykatat duhet të inkurajojnë gjenitë e vërtetë si Shkreli të punojnë në industri veçanërisht … kur dënimi i tij për mashtrim nuk kishte të bënte me industrinë farmaceutike,”tha Brafman. Shkrelin dhe kompanitë e tij u akuzuan për shkelje të ligjeve anti-trust në parandalimin e prodhuesve të barnave gjenerike nga aksesi në Daraprim, për të cilin duhej të bënin testime.

Skema i lejoi Shkrelit që për më shumë se një vit të mbronte fitimet që merrte nga shitja e Daraprim për 750 dollarë për tabletë, krahasuar me 17,5 dollarë për tabletë që shitej më parë. Në vendimin e saj prej 8 faqesh, gjykata e apelit vuri në dukje se Shkreli abuzoi me këtë rritje. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Mjaft me kete “shqiptari me i urryer ne bote”. E verteta eshte se ai i pagoi te gjithe investitoret. Po keshtu eshte e vertete se nuk eshte i vetmi qe e ben nje gje te tille. Sulmi ndaj tij filloi kur refuzoi ti jape para per fushate Hillary Clinton. Ajo nuk ja pertoi dhe ne nje manifestim fushate filloi sulmin ndaj tij. Me pas dihet, mekanizmat u vune ne levizje dhe ………….. ju vazhdoni perseritni si papagalle ‘Shqiptari me i urryer ne bote. Shikoni cfare thote avokati i tij “dënimi i tij për mashtrim nuk kishte të bënte me industrinë farmaceutike”. Ai nuk mund te thote me teper se e di se cfare e pret. Eshte New York, e ardhmja e komunizmit …

    1. Kompanite farmsceutike si Pfizer helmuan miliarda me vaksina. Kompania Johnson and Johnson shiten puder talk me asbestos ku me miliona paten lancer dhe kompania e donte dhe qellimisht e fshehu se llogariti fitimin. Tani keta merren me nje bisnesmen te vogel sepse KY nuk eshte cifut sic Jane gjithe kompanite farmaceutike

    2. Une nuk e quaj as ma i urryeri as ma i dashuri por ne qoftese nje tablet kushtonte 17 dollari dhe i ka ngrite cmimin 750 dollare ai jà ka vene vehtes etiketen

  2. Po mire, shteti (Hillary Clinton) nderhyn dhe do te ja vendose cmimin e produktit ketij. Pse shteti socialist amerikan nuk i vendos apo urdheron Apple se sa duhet te shese nje Iphone???

    Standard i dyfishte beka vaki dhe me “aleatin strategij” Amelika???🤔😉😀

  3. KAPITALIZMI eshte i eger e kishte provuar edhe Enveri ne France kur kishte ngel pa buke.Ky djali ska bo as me shume e as me pak se kapitaliste e tjere.
    Shteti tju rimbursoje ilaçin këtyre mjeraneve, qe prindrit tu vrapu mbas lekut i kane lene fëmijët te shkojnë drejt kësaj rruge

  4. Kompanite farmaceutike si Pfizer helmuan miliarda me vaksina. Kompania Johnson and Johnson shiten puder talk me azbestos ku me miliona njerez hengren kancer dhe kompania e dinte dhe qellimisht e fshehu se llogariti fitimin. Tani keta merren me nje bisnesmen te vogel sepse KY nuk eshte cifut sic Jane gjithe kompanite farmaceutike. KY nuk duhet te mbrohet por do sulmohet qe te hiqet konkurrenca

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *