• |
ide | kryesore

Mat/ Policia arreston 50-vjeçarin për mbjelljen e lëndëve narkotike

-Instant, Lajme, Të fundit
policia, Mat



Një 50-vjeçar është arrestuar në Mat pasi në banesë iu gjetën 3 kg kanabis. Bima narkotike ishte në proces tharjeje. Policia njofton se me finalizimin e operacionit të koduar “Autumn” u arrestua I.L, banues në Mat. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, “Kultivim i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

“Në banesën e shtetasit I. L., janë gjetur 3 kg bimë narkotike në proces tharjeje, ndërsa në ambientet përreth kësaj banese janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.   

Të ngjashme: Kultivim i lëndëve narkotike, arrestohet një 20-vjeçar nga Kurbini

Nga veprimet hetimore dyshohet se autori i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi I. L., 50 vjeç, i cili është arrestuar në flagrancë,” njoftoi policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *