• |
ide | kryesore

Agron Shehaj: Shqiptarët duhet të dinë ku shkojnë paratë publike, ligj për ndalimin e kompanive offshore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, deklaroi nga foltorja e Kuvendit se shqiptarët duhet të dinë ku shkojnë paratë publike. Ai theksoi se me paratë e qytetarëve abuzohet nga qeveria ndërsa shtoi se duhet një ligj për ndalimin e kompanive offshore, për t’i përjashtuar këto kompani nga prokurimet publike. Më tej, Agron Shehaj deklaroi se Partia Demokratike shumë shpejt do të sjellë në Kuvend një projektligj për përjashtim nga tenderat apo koncesionet të kompanive guackë dhe offshore. 

Pjesë nga fjala e Shehajt në Kuvend

Shteti shqiptar nuk mund të hyjë në marrëdhënie financiare me kompani anonime, pronarët e të cilave i njeh vetem qeveria, publiku nuk i njeh se kush jane. Kush i garanton qytetarët shqiptarë se pas kompanive guacke qe kane marre koncesionet nuk qëndrojnë pushtetarë të korruptuar, terroristë apo kriminelë? Ligji shqiptar ndalon te denuarit te marrin pjese ne tendera. Po ashtu Kushtetuta ndalon politikanet te perfitojne nga parate publike apo pasurite shteterore. Por nese lejojme kompanite anonime te perfitojne para publike dhe pasuri shteterore, atehere jemi duke lejuar politikanet apo te denuarit te perfitojne para publike pavaresisht se ligji nuk e lejon. Pra qeveria perdor kompanite guance dhe offshore vetem per nje qellim; per te fshehur pronaret. Ne cilat raste Qeveria eshte e detyruar te mbaje fshehur pronaret? Pikerisht kur perfituesit jane politikanet, familiaret e tyre ose individ te denuar. Ligji për regjistrimin e pronarëve përfitues nuk e zgjidh këtë problem sepse nuk ndalon perdorimin e kompanive guacke te perfitojne para publike. Prandaj ne duhet të ndërmarrim masa edhe më drastike si ne rastin e parlamentit sllovak. Partia Demokratike shumë shpejt do të sjellë në këtë Parlament një projektligj për përjashtimin nga tenderat apo koncesionet të kompanive guacke dhe offshore. Ne gjykojmë se në kushtet e korrupsionit galopant dhe abuzimit masiv të parave publike, kjo është një masë e domosdoshme dhe jetike për Shqipërinë. Kompanitë offshorë nuk mund të bëjnë biznes me fonde publike. Për kontratat ekzistuese, ligji do të përcaktojë mekanizma shtrëngues që ato të detyrohen te zbulojnë pronarët e tyre të vërtetë. Në të kundërt do të ketë penalitete shumë të forta. Qeveria e di, se kujt i shkojne parate publike por edhe shqiptaret kane te drejte te dine kush eshte personi fizik qe perfiton parate e tyre”, deklaroi Shehaj. 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *