• |
ide | kryesore

Rama flet për Ervis Martinajn: Policia ka një version për zhdukjen

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
rama-dhe-ervis-martinaj



Kryeministri Edi Rama ka folur sërish lidhur me zhdukjen e Ervis Martinajt. Ai tha se policia ka një version të saj për këtë çështje.

Megjithatë sipas tij për ta komunikuar zyrtarisht këtë version duhen prova. Kreu i qeverisë theksoi se kjo ngjarje është dhe një nga arsyet përse rezultatit i punës së Gledis Nano u bë edhe më i dobët.

“Këtë e theksova në fjalimin para trupës drejtuese të Policisë së Shtetit. Kjo ishte dhe arsyeja kryesore mes atyre që përmenda. Ne e pamë të udhës që t’i kërkojmë Drejtorit të Përgjithshëm të bëjë një hap mbrapa.

Është e pabesueshme që të jetojmë në një Big Brother të kronikës së zezë dhe me spekulantë që hedhin lloj-lloj versionesh. Ndërkohë mediat udhëheqin këtë telenovelë për aq kohë sa policia nuk ka versionin zyrtar.

A ka policia informacion? Këtë do e shikojmë. A kam unë një version? Unë jam vazhdimisht i informuar nga Policia e Shtetit. Problemi është që policia duhet të ketë version të bazuar në prova.

Policia ka shumë më tepër se të tjerët, por kur bën një deklaratë zyrtare duhet të ketë prova. Uroj ta ketë versionin sa më shpejtë” – tha Rama në Opinion.

Dokumenti/ Ervis Martinaj u vra, pasi u nxorr në pritë nga një femër

Por a ka lidhje rikthimi i basteve sportive ka lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt. Rama e hodhi poshtë këtë.

“Kjo është halucinante dhe kriminale. Çështja e lojërave të fatit është e qartë s’ka lidhje me teori. Nuk ka shans të rikthehen lojërat e fatit. Nuk do ketë hapje të lojërave të fatit.

Kemi një problem të vetëm, që ka të bëj më bastet sportive online, një problem që e ka dhe Kina e cila ka dhe dënim me vdekje nëse kapesh duke luajtur. Kjo çështje është hapur kohë më parë nga presidenti  Federatës.

Të akuzosh qeverinë se angazhohet në iniciativa të tilla për shkaqe të kësaj natyrë është kriminale. Janë të pavërteta” – tha Rama.  ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Por ato kanë qenë fakte të nxjerra në media nga gazetarë investigativë të huaj që nuk janë kontestuar nga asnjë gjykatë. Këto fakte gjenden dhe në raportin e shërbimit sekret, janë para ruse është financim rus. Përjashtim karafilat, gargarelat dhe horrat e mbledhur në atë parti politike që nuk kanë as fe e as atdhe, ata që kanë marrë para ruse dhe kanë thënë që është shpifje e Ramës dhe Sororsit, për atë e kam fjalën. Përjashto ata dhe nuk ka asnjë terren në Shqipëri Rusia”,-tha Rama.Arresto salihun e zenin te tregojne si e zhduken vis martinin

  2. Na cat karin me nje cop krimineli. Boll o media kazani se na hapet barkun, njerezit kan halle mbijetese e ju merreni me nje cop krimineli gjith diten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *