• |
ide | kryesore

Vodhën gjatë natës xhiron e një karburanti, arrestohen dy autorët

-Instant, Lajme, Të fundit



Një rast vjedhjeje nën kërcënimin e armëve të zjarrit, është zbardhur dhe dokumentuar plotësisht mëngjesin e sotëm në Lezhë. Policia bën me dije se gjatë natës, David Lalaj dhe Mark Lalaj vodhën xhiron ditore të një karburanti në Shënkoll të Lezhës. Të rinjtë vodhën karburantin nën nën kërcënimin e një arme zjarri kallashnikov. Ndërkohë policia ka mundur t’i arrestojë dy vëllezërit të cilët pas grabitjes u larguan me motoçikletë.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Ndjekja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit D. L., 21 vjeç dhe M. L., 16 vjeç, (vëllezër) banues në Shënkoll, Lezhë, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.

2 shtetasit e arrestuar, gjatë mesnatës së datës 22 shtator, kanë shkuar me motoçikletë në një karburant në Shënkoll dhe, nën kërcënimin e një arme zjarri kallashnikov, i kanë vjedhur shitësit, xhiron ditore dhe aparatin celular. Të dy shtetasit janë larguar më pas me motoçikletë. Falë kërkimeve intensive nga shërbimet e Policisë janë gjetur të fshehura në një zonë me shkurre dhe në një banesë të braktisur, arma e zjarrit kallashnikov, motoçikleta, skafanda e motoçikletës dhe veshjet që dyshohet se janë përdorur nga 2 autorët e dyshuar, për të kryer vjedhjen. Sendet e kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve personale dhe në banesën e të arrestuarve, u gjetën dhe u sekuestruan edhe aparati celular që i kishin vjedhur shitësit të karburantit, si dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis”, njofton policia.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *