• |
ide | kryesore

Messi nuk kujdeset për ambjentin, plasin polemikat: në tre muaj ‘jet’ i tij ka emëtuar CO2 sa një qytetar në 150 vjet

-Instant, Sport
Jet



Ndryshimet klimatike në planetin tonë janë gjithnjë e më evidente dhe domethënëse. Tani temperaturat mesatare rriten pandërprerë vit pas viti. Si dhe ngjarjet katastrofike shkatërrojnë gjithnjë e më shumë zona në vende të ndryshme të botës. Natyrisht e gjithë kjo varet në pjesën më të madhe nga njeriu dhe ndotja që ai prodhon. Për këtë arsye, ka nga ata që propozojnë zgjidhje gjithnjë e më të gjelbra dhe një ulje të qartë të emetimeve të CO2. Por jet i Messi bën të kundërtën.

Pastaj ka nga ata që kanë pothuajse gjithçka në jetë, dhe për ta bërë jetën komode, nuk kursehen në udhëtime të shumta me avion privat. Fjala është për Lionel Messi. Sipas një investigimi të L’Equipe, me udhëtimet e tij të shumta ajrore, në vetëm tre muaj, ai ka emëtuar të njëjtën sasi CO2 që do të lëshonte një qytetar normal në 150 vjet! E kritikat bien shi mbi argjentinasin…

52. Ky është numri i fluturimeve të kryera nga jet privat i Lionel Mess në vetëm tre muaj. Investigimi është bërë në periudhën nga 1 qershori deri më 31 gusht. Sipas L’Equipe, rreth 30 nga fluturimet e kryera nga avioni Flea ishin ndërkontinentale, nga të cilat 14 ishin transatlantike. Ato shkaktuan nivele ekstreme të emëtimeve të dioksidit të karbonit. Në fakt, shkarkimet totale të avionit do të ishin 1502 tonë, ekuivalenti i asaj që një qytetar normal do të krijonte në 150 vjet. Harta e publikuar nga gazeta franceze nxjerr në pah një sërë udhëtimesh midis Argjentinës dhe Shteteve të Bashkuara, 5 prej të cilave midis Buenos Aires dhe Majamit.

POLEMIKAT

Lajmi vjen në një kohë kur çështja mjedisore ndihet dhe debatohet thellë. Kjo ka ngjallur shumë polemika sociale, veçanërisht te ambientalistët. Në këtë periudhë, shumë qytetarëve të thjeshtë po u kërkohet të bëjnë më shumë për t’u kujdesur për planetin. E me shumë gjasa njerëz si Messi, të cilët gëzojnë shikueshmëri të gjerë në shkallë globale, duhet të jenë të parët që të japin shembullin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *