• |
ide | kryesore

Bella Hadid bën debutimin e saj si aktore

-Instant, Paparazzi, Slider



Bella Hadid ka njoftuar se do të bëjë debutimin e saj në aktrim në sezonin e tretë të komedisë së Hulu-s, Ramy.

Seriali është krijuar nga Ramy Youssef, i cili gjithashtu luan si personazhi kryesor në shfaqje. Roli i Bella Hadid ende nuk është zbuluar. Sezoni 3 do të shohë Ramy të largohet nga udhëtimi i tij shpirtëror dhe t’i përkushtohet biznesit të diamanteve të xhaxhait të tij. Më poshtë është një përmbledhje e plotë e sezonit të ardhshëm:

Ramy ndjek Ramy Hassan (Youssef) dhe familjen e tij, ndërsa ata lundrojnë në lagjen e tyre të ndarë politikisht në New Jersey. Ramy sjell një perspektivë të re në ekran. Ai eksploron sfidat e asaj se si është të jesh i kapur mes një komuniteti fetar që beson se jeta është një provë morale dhe një brezi  që dyshon se ekziston një jetë e përtejme. Në sezonin e tretë, familja e tij detyrohet të përballet me një jetë të përkushtuar ndaj shqetësimeve të kësaj bote.

Hadid nuk është modelja e parë që i futet botë së aktrimit. Cara Delevigne ka patur disa role kryesore aktrimi. Ajo ka luajtur në filma si:  Paper Towns dhe Suicide Squad. Gjithashtu , Jung Ho-yeon u bë e njohur me rolin e saj në Squid Game. Ajo fitoi çmimin SAG 2022 për performancën më të mirë nga një aktore femër në një serial dramë./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *