• |
ide | kryesore

Cassano, i fyen të gjithë: “Leao nuk është fenomen, e ka by**ën në kokë”

-Instant, Sport
leao



Që Rafael Leao është një djalë që i pëlqen ta përballojë jetën me pak lehtësi, dihet: mjafton ta shohësh të qeshë, të lëvizë, të këndojë. E kështu, edhe kur sulmohet drejtpërdrejt, portugezi gjen një mënyrë për të buzëqeshur, pa u inatosur shumë. Këtë herë ishte Antonio Cassano ai që e vuri në shënjestër, duke folur për Bobo TV në Twitch. “Fantantonio” përdori fjalë ofensive ndaj lojtarit të Milan: “Po çfarë fenomeni!? Ai nuk është një lojtar që bën diferencën, ai ka by**ën në kokë. Rashford dhe Sancho janë më të fortë.”

Lexo më tej: Cassano kundër Allegrit: “Çfarë k**in ka që bërtet? Shkatërroi tre lojtarë. Vlahovic? U fik që tani”

Barezi pastaj e plotësoi konceptin e tij: “Mund të jetë edhe më i miri në kampionatin tonë, por Serie A është liga e pestë në Evropë. Bën diferencën me Empolin, Fiorentinën dhe Bolonjën, por në Champions League është diçka tjetër. Për mua ai mund të qëndrojë të bëjë pankinën për Coman apo Luis Diaz”. Reagimi i Leao? Një e qeshur e madhe. E postuar në formën e emoji-t në profilin në Instagram të Gazzetta dello Sport, e cila me një postim ka raportuar frazat e Cassanos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *