• |
ide | kryesore

Vendimi/ Gjobë çdo drejtuesi institucioni që nuk kursen energji

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Kosova, energjisë, vendimi, blihen



Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave. Zv.kryeministrja dhe Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku ka prezantuar sot aktin normativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave në kuadër të masave për përballimin e krizës energjetike. Në një komunikim me mediat, Balluku bëri me dije se çdo institucion shtetëror do të duhet të ulë konsumin e energjisë elektrike në një masë prej 15% të energjisë së konsumuar me faturën e një viti më parë.

Sipas saj çdo institucion do të mbikëqyret nga një administrator, i cili do të ketë synim të ulë konsumin e energjisë elektrike.  Ndërsa titullarët e tyre do të gjobiten me një masë prej 50 mijë lekësh të reja.

“Do të kërkojmë uljen e konsumit të energjisë elektrike për sa i përket institucioneve shtetërore. Për këtë arsye përmes këtij projekt-akti kërkojmë nga 15 % të energjisë së konsumuar krahasuar me faturën e një viti më parë. Kjo energji është ekuivalente me 3.4 miliardë lekë. Duke nisur nga []. Të gjithë institucionet shtetërore do emërojmë një administrator energjetik që do ketë si target uljen e konsumit me 15 %. Masa është deri në 50 mijë lekë gjobë për çdo drejtues institucioni i të cilit harxhon më shumë energji”. Kështu u shpreh Balluku. Nuk është e qartë se kur vendimi do hyjë në fuqi.

Lexo më tej: Çmimi i rritur i energjisë/ Rama tregon se kur do të përfundojë 

Lexo më tej: Rama: Çmimi i energjisë do të rritet në nëntor 

Lexo më tej: Rama: Çmimi i energjisë do të rritet në nëntor 



2 Comments

  1. Show i radhes , propaganda e radhes , genjeshtra e radhes .
    Shikoni dritat naten , i fiken dy dite ne kulmin e propagandes dhe tani i lene ndezur edhe diten .
    Me keq se ju ketij vendi nuk kane per ti ardhe me te tjere . Jeni kulmi i se keqes o kurvat e rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *