• |
ide | kryesore

Publikohet traileri i spin-off të ‘Pitch Perfect’

-Instant, Paparazzi, Slider



Së fundmi është publikuar traileri i serialit spinoff të ‘Pitch Perfect’.

Vendosur një dekadë pasi fansat u takuan me Bumperin( Adam Devine)si një lider i rivalit të Barden Bella-s, The Treblemakers, seriali do të fillojë me personazhin teksa ai korr sukses në Gjermani pas një TikTok viral. “Hej Jam unë, Bumper Allen,” thotë ai. “E di që nuk jemi parë, por kam qenë i zënë duke bërë një mashup të vogël për ju djema. Devine shfaqet më pas duke performuar hitin gjerman të Nena-s të vitit 1983 “99 Luftballons”,

Adam nuk është i vetmi aktor që kthehet për serialin. Flula Borg, do të riprodhojë rolin e tij, si ish-anëtari i Das Sound Machine në ‘Pitch Perfect’ 2, Pieter Krämer. Tani një menaxher muzikor, ai do të ndihmojë Bumper në udhëtimin e tij duke e marrë atë si klient. Të dyve do t’u bashkohet Heidi e Sarah Hyland, një këngëtare dhe kantautore aspiruese e cila punon si asistente e Bumper dhe Pieter. Lera Abova luan gjithashtu si motra e Piete si dhe Jameela Jamil si rivalja e re e Bumper, ylli gjerman i popit Gisela. Elizabeth Banks rikthehet në prodhim ekzekutiv me prezantuesen Megan Amram.

Të gjitha episodet e Bumper in Berlin do të jepen premierë të mërkurën, 23 nëntor, në Peacock./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *