• |
ide | kryesore

“Të penduarit” që treguan bosët e krimit nga Luftar Reçi, Adriatik Coli, Nuredin Dumani dhe vëllezërit Beqiraj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



14 në pranga, 1 komunikim arresti në burg, 5 të shpallur në kërkim dhe procedim për shumë të kërkuarin Kasandro Noga, i arrestuar në Belgjikë, është bilanci i një superoperacioni të policisë së Durrësit, për shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me vrasje me pagesë.

‘Zbërthimi’ i 2 vëllezërve, Indrit dhe Gentian Beqiraj ka zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale, 2 prej të cilave kanë nisur nga një porositës, Kasandër Noga, vrasje me pagesë për kundërshtarët e tij.

Ndër vite kanë qenë disa bashkëpunëtorë të drejtësisë që kanë “çmontuar” bandat dhe grupet e krimit të organizuar.

Nuredin Dumani pas arrestimit tregoi se ishte porositur nga disa bosë të krimit të organizuar për të kryer vrasje. Ndër emrat që ai përmendete ishte biznesmeni tashmë i zhdukur, Ervis Martinaj, Suel Çela, avokatë, gjobvënie dhe vrasje me pagesë.

Bujar Buzani rrëfeu vrasjen e 6 gardistëve dhe plagosjen e 16 të tjerëve në Cërrik të 1997. Ngjarja e njohur si “Masakra e Cërrikut” u shënua më 23 maj të vitit 1997, në qytetin e vogël pak kilometra larg Elbasanit. Në orët e para të kësaj dite, një autokolonë me blinda të Gardës së Republikës dhe të forcave speciale ranë në një pritë të armatosur në qendrën e qytetit të Cërrikut.

Autokolona u qëlluar me artileri të rëndë nga tarracat e pallateve që rrethonin qendrën e qytetit. Nga zjarri mbi “njerëzit e shtetit”, mbetën të vrarë 6 efektivë të Gardës, si edhe u plagosën 15 të tjerë. Dy nga gardistët e plagosur u mbajtën peng për disa orë.

Një natë më parë, elementë të armatosur kishin sulmuar dhe bastisur Postën e Policisë së Cërrikut. Të akuzuarit e Prokurorisë për Krimet e Rënda në lidhje me këtë ngjarje ishin Llazar Bicja, Meti Bozi, Arjan Toska, Roland Sota (Xhepexhiu), Alban Toska, Skender Cani, Tomorr Buzani, Bujar Buzani dhe Entel Gashi.

“Rrëfej gjithçka, në këmbim të sigurisë”, ky është pakti që Adriatik Coli ka lidhur me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, rrëfimi i të cilit dërgoi në bangën e të akuzuarve krerët e njërës prej bandave më të rrezikshme në vend. Një kontratë me 7 pika dhe një firmë e hedhur në fund nga “i penduari” ka bërë që Prokuroria e Krimeve të Rënda të sigurojë jo vetëm dëshminë e tij, por edhe fakte e prova për aktivitetetin kriminal të organizatës. Adriatik Coli çoi pas hekurave disa prej anëtarëve të bandës së Durrësit.

Anëtarët e bandës së Durrësit akuzohen për akuzohen për të paktën 7 vrasje, 2 plagosje, mbajtjen peng të një dëshmitareje, si dhe disa atentate. Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun funksiononte prej vitit 1994 në qytetin bregdetar.

Ndriçim Gjokona zbërtheu grupin e vrasësve me pagesë, pjesë e të cilit ishte dhe bashkëpunëtori tjetër i drejtësisë Julian Sinanaj. Gjokonaj përfitoi ulje dënimi me 17 vite burg nga Apeli i Krimeve të Rënda pasi gjykata ka vlerësuar statusin e tij si i penduar në zbardhjen e krimeve të bandës së tritolit në Vlorës.

I pandryshuar ka mbetur dënimi për vrasësin me pagesë të bandës, Julian Sinanaj, me 30 vite burg, Andon Mëhillajn kreun e këtij grupi me burgim të përjetshëm.

Një tjetër i penduar Luftar Reçi, rrëfeu vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliut, ngjarje e ndodhur në vitin 2005. Reçi, i dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e Maksim Lalës, ka rrëfyer në datat 21 tetor, 31 tetor dhe 26 nëntor 2020, të gjithë veprimtarinë kriminale që ka pasur me Lulzim Berishën dhe anëtarët e tjerë të bandës së tij, me qëllim për të zbutur dënimin./VoxNews



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *