• |
ide | kryesore

Berisha pranon gabimin: PS na dominon në rrjetet sociale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha rrjetet sociale



Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka porositur strukturat që të shtojnë angazhimin në rrjetet sociale. Kjo si formë komunikimi me shtresën gri të elektoratit. Ai u shpreh se sot partia në pushte ka një dominancë me postimet në rrjetet sociale. Edhe pse sipas tij interesi për qeverinë është dy herë më e ulët se për opozitën.

“Partia në pushtet sot na dominon në rrjetet sociale. Kanë më shumë se 2-fishin e postimeve në krahasim me ne. Por ata nuk kanë një gjë. Nuk kanë interesin e publikut. Interesi i publikut është dy herë më i madh për opozitën.

Por sa e shfrytëzojmë ne këtë gjë?! Duhet të ecim drejt shtresës gri. Kjo përcakton fitoren. Duhet të jemi në lartësinë e misionit. Kërkohet që secili nga ne të ketë një program ditor. Çdo anëtar i yni të bëjë takime”, – u shpreh Berisha. Ai shtoi se partitë e djathta po kthehen në pushtet në të gjithë Europën.

“Kemi miqtë tanë, të cilët fatmirësisht po kthehen në pushtet në të gjitha anët e Europës, në Suedi, Itali, Bullgari. E pamohueshme se shoqëritë janë ngopur dhe mërzitur me qeveritë e majta të cilat kanë hipokrizinë dhe demagogjinë si armë të tyre kryesore, përkundrejt nesh që kemi vlerat dhe qytetarin të parin.

Ndaj dhe të frymëzuar edhe nga kjo valë ndryshimi, erë ndryshimi që fryn në Europë të vazhdojmë ne këtë betejë. Ju siguroj se me çdo ndryshim ne afrohemi gjithnjë e më e shumë drejt fitores” – tha Berisha. ©LAPSI.al



20 Comments

  1. PS ju dominon ne te gjitha aspektet, ju jeni parti e mbaruar, fytyra juaj e vertete u pa ne “zgjedhjet” per kreun e FRPD. Kryetari i komisionit te zgjedhjeve ishte nje 40 vjecar, fitoi nje 33 vjecar. Sa per ndershmerine e zgjedhjeve nuk besoj se ka nevoje per koment.
    Kto funderrinat nuk organizojne zgjedhje te ndershme as brenda partise se tyre dhe me pas ankohen se Rama i vjedh zgjedhjet.
    Pa u demokratizuar, PD nuk ka per te ardh dot kurre ne pushtet, qari i Ranes…

  2. O plaku mere shiko si eshte puna , ju e tregoni fytyren e vertet edhe ne portale , cdokush qe komenton si ne rastin tim ti fut ordineret e tu qe te komentojne kundra nesh dhe kundra qeverise , prandaj populli nuk ka interes per ty se futesh te lexosh nje lajm e te lesh nje mendim shkruajne patronazhist e sufllaqexhi, o ju qifsha ropt mu ne patronazhiste edhe ju ropshat e ketij plak matufi.

  3. Liroi vendin te rinjeve o budalla , se ti ta harrosh qe do vish ne pushtet pas gjithe atyre qe i ke bere popullit , po ti je aq i pangopur saqe edhe te rinjte do ti kesh pas vetes e ti kontrrollosh ti.

  4. Jozef Gebels gjate gjithe kohes se pushtetit nazist ishte mininstri i propagandes se Hitlerit . Ishte aq i afte ne manipulimin e mendjes saqe edhe ne 29-30 prill , kur ruset ishin me pak se 2 km larg bunkerit te Hitjerit ai i kerkonte gjeneraleve te tij qe te sillnin perforcime divizionet qe gjoja ishin duke perfituar terren ne rusi .
    Me pak fjale edhe Hitleri vete e kishe besuar 100% dhe ishte bere preh e propagandes boshe te Gebelsit . Gebelsi kurre nuk e perdori armen per te vrare kundershtarin por faktikisht ishte vrasesi me i madh nazist i njerezimit . Por lind pyetja : kur nuk kishte perdorur arme dhe nuk kishte vrare asnje athere pse vrau veten , gruan dhe gjashte femijet e ti pak me shume se 24 ore pas vdekjes se Hitlerit ?
    Ai vrau veten sepse me propaganden e tij helmoi mendjen e milona njerezve , sepse nga propaganda e tij vdiqen milona shpirtera te pafajshem . Ai vrau veten sepse juridikisht me propaganden e tij ai ishte vrasesi me i madh i nazizmit , ishte helmues i gjakut dhe i mendjejeve te pafajshme njerezore .

    Njesoj po ndodh edhe me patronazhistet . Edhe keta po hejmojne gjakun dhe mendjen e shqiptareve me propaganden boshe te Endri Fuges , super Gebelsit shqiptar .
    Shikoni sa potrale on-line jane , shikoni facebook-un , shikoni ne you tube dhe kudo do shikoni patronazhist duke komentuar , qe me shkrimet e tyre bajate dhe pa sens , jane kthyer ne shushunja qe ushqehen me gjakun e shqiptarve , jane kthyer ne mikrobe qe helmojne mendjen e shqiptareve .
    Por per ta ilustruar me mire shikoni se çndodh ketu tek lapsi . Sapo del nje shkrim qe flet per te gjatin tone , ato turren si mizat pas m*tit per te falenderuar “bamiresite” dhe “arritjet” madheshtore te te gjatit tone . Sapo del nje shkrim per Berishen apo Meten turren si te çmendur qe kush e kush te hedh balte sa me shume .
    Ngrihen taksat ne perendim dhe te paret qe kundershtojne jane shtresa e mesme dhe miliarderet , ndersa ketu patrona zhistet helmojne mendjen e shqiptareve duke ju thene se qeveria beri shume mire se shteti nuk jeton pa taksa . Ngrihet nafta ne france me dy çentezimo dhe merr flak parisi per nente muaj , ndersa ketu ngrihet nafta brenda nje dite me njezet çentezimo(euro) dhe patronazhistet e propagandojne dhe mundohen te na mbushin mendjen se ky ishte nje veprim i domosdoshem meqenese bota eshte ne krize . Ngrihet çmimi i energjise ne europe meqenese prodhohet nga gazi , njekohesisht ngrihet çmimi edhe ketu qe prodhohet nga uji me nje kostoto qesharake dhe partonazhistet na e sjellin si nje domosdoshmeri sepse bota eshte ne krize .
    Por ajo qe dhemb me shume eshte se keta patronazhist , qe nuk jane pak por perflitet qe jane ndermjet 6 -10 mije persona , paguhen nga shteti me taksat tona , me djersen tone . Kesaj i thone te paguash hasmin per te te vrare .

    Kemi kapur majat e marrezise si komb , kemi arritur ne nje çmenduri kolektive si pasoje e mendjeve te mrapshta te atyre qe na drejtojne (te te gjatit tone dhe sektit antishqiptar mavi) .
    Prandaj z.Berisha para se te na drejtohesh ne per kete marrezi te te gjatit tone dhe superpatronazhistit Endri Fuga , duhet te premtosh shume ndryshime duke filluar nga vetja . Ne radhe te pare te besh “mea culpa” per ndryshimet kushtetuese te 2008-es . Te premtosh ndryshime radikale kushtetuese , te premtosh vendosjen e rregullave te lojes por mbi te gjitha te premtosh ndeshkueshmerine . Duke filluar se pari nga preptimi per burgosjen e te gjatit tone dhe nje duzine ministrash te tij qe jane kapur gafil ne shume afera korruptive . Pastaj me burgosjen e manipulatorit me te madh te mendjes se shqiptareve , Endri Fuges . Dhe ne fund per denimin kolektiv te te gjithe partonazhisteve .
    Denimi i tyre te jete simbolik (sepse ndryshe do te duheshin te hapeshin me qindra burgje ) dhe njekohesisht perjashtimin e tyre nga institucionet e shtetit per te gjithe jeten .
    Para se te fillojne protestat bej nje program te mirefillt me shume pika dhe premto : ndeshkim , ndryshime kushtetuese , rregulla loje , ndarje pushtetesh , referendume dhe vendos institucionin e doreheqjes . Kush deshton apo humbet dorehiqet , kush gabon ndeshkohet . Pushteti i takon shqiptareve , drejtimi politikaneve . Tung te gjitheve

  5. Veshtire te gjesh njerez ne ate vend qe e urrejne aq shume kombin e tyre. Duhet te pyesim ish ministrin grek Kociasin si i shperndan fondet Ministria e Jashtme Greke per “intelektualet” shqiptare ne Mediat tona elektronike (Eni Vasili, Arjan Cani, Sonila Meco, e kryeantishqiptarin Fatos Lubonja).

  6. Puna qendron ne faktin se ti sale ke qene ne krye te vendit dhe populli te ka pare , nuk eshte puna se ato jane para po ti je mbrapa se nuk te do njeri me kaq

  7. Kur te lesh budalleqet neper media si ketu te lapsi qe shikon lavderime per ty dhe sharje per te gjatin ndoshta do ecesh perpara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *