• |
ide | kryesore

Elbasan/ Endacaku plag os pronarin e lokalit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Klos, Kardhiq, bazë, elbasan, kana bis



Plag osje me thikë në qytetin e Elbasanit. Mësohet se i plago suri është Fabio Shybeja, i cili ka një lokal në Elbasan, të cilin e menaxhon familja e tij.

Autori i ngjarjes raportohet se është një endacak në qytet, i cili prej kohësh vinte në lokalin e të plagosurit dhe pinte. Kjo ka bërë që pasditen e sotme, si pasojë e pijes së tepërt, ka nisur të shajë dhe ofendojë familjen e 21-vjeçarit.

Ky i fundit është përpjekur dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë lokalit endacakun e pirë, e në këtë moment ky i fundit, jo vetëm që ka vijuar me sharjet, por ka marrë një thikë që e mbante në karrocën ku mbante kanaçet e mbledhura dhe e ka goditur pas shpine, në pjesën e qafës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Elbasan / Plagosi me thikë një 21-vjeçar, kapet dhe vihet në pranga brenda pak minutave autori. Në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi P. R. 54 vjeç, banues në Elbasan, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Sh., 21 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore. Autori i dyshuar, shtetasi P. R. është lokalizuar dhe kapur brenda pak minutash, pas ngjarjes. Aktualisht ndodhet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lexo më tej: Salianji-Çuçit: E lajmëruat Vis Martinajn 5 minuta para se të shkonte policia në hotel 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *