• |
ide | kryesore

Hapet pjesërisht Ura e Krimesë, Kievi miraton në heshtje shpërthimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ura e krimesë



Rusia ka rritur sigurinë në urën e saj të vetme drejt Krimesë. Masa u morën pasi një shpërthim i madh shkatërroi pjesë të saj të shtunën. Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar Shërbimin Federal të Sigurisë të vendit (FSB) të mbikëqyrë lidhësin kyç me gadishullin e pushtuar.

Ura është një simbol kryesor i aneksimit rus të Krimesë prej Ukrainës në vitin 2014. Shpërthimi vrau 3 persona, thanë hetuesit rusë. Zyrtarët thanë se puna për rregullimin e pjesëve të dëmtuara do të fillojë menjëherë.

Zv.kryeministri rus urdhëroi që pjesët e shkatërruara të urës të hiqen menjëherë. Ai tha se zhytësit do të fillojnë të hetojnë dëmet poshtë urës që të dielën në mëngjes. E konsideruar nga mediat ruse si “ndërtimi i shekullit”, ura ka qenë vendimtare për Rusinë. Nëpëmjet saj janë lëvizur pajisje ushtarake, municione dhe trupa në Ukrainën jugore.

Imazhet satelitore treguan tym dhe zjarr pranë zonaës së shembur të urës 19 km të gjatë. Ajo u hap me shumë bujë 4 vjet pasi Moska aneksoi Krimenë. Meqenëse luan një rol strategjik në luftë, autoritetet ukrainase kanë thënë ura është një objektiv legjitim, pasi janë zotuar të rimarrin gadishullin.

Zyrtarët ukrainas miratuan në heshtje shpërthimin, por nuk treguan nëse forcat e tyre ishin pas sulmit. Presidenti Volodymyr Zelensky e pranoi sulmin në fjalimin e tij të natës së të shtunën: “Sot nuk ishte një ditë e keqe dhe kryesisht me diell në territorin e shtetit tonë. Fatkeqësisht, kishte vranësira në Krime. Edhe pse ishte gjithashtu ditë e ngrohtë” – shtoi ai.

Autoritetet ruse lëvizën me shpejtësi për të rihapur pjesët e urës ende të paprekura. Ata thanë mbrëmjen e së shtunës se ura është rihapur pjesërisht për trafikun rrugor dhe hekurudhor.

Ura është një arterie jetike në zinxhirin e furnizimit të Moskës në frontin e betejës në pushtimin e saj të Ukrainës, por edhe në vetë territorin e aneksuar të Krimesë. Guvernatori i Krimesë i emëruar nga Moska, Sergei Aksyonov, tha se ekzistonte një dëshirë për hakmarrje. Ai dha siguri se gadishulli kishte ende karburant për një muaj dhe ushqim për më shumë se dy muaj.

“Situata është e menaxhueshme. Është e pakëndshme, por jo fatale,” tha ai. Zyrtari ukrainas David Arakhamia, kreu parlamentar i partisë së Zelensky, tha se “Ndërtimet e paligjshme ruse kanë filluar të shpërbëhen dhe të marrin flakë. Arsyeja është e thjeshtë: nëse ndërton diçka shpërthyese, atëherë herët a vonë ajo do të shpërthejë”.

Ndërsa një deputet ukrainas i tha BBC-së se pavarësisht se kush ishte përgjegjës për sulmin, kjo ishte një “fitore e madhe ukrainase dhe humbje shumë e rëndë dhe e rëndë për Rusinë”. “Ura nuk është e shkatërruar por është dëmtuar. Por imazhi i Putinit është shkatërruar. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Oleksiy Goncharenko. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *