• |
ide | kryesore

Shakira flet sërish për ndarjen nga Pique: E dija që do ndodhte

-Instant, Paparazzi, Slider



Shakira ka folur sërish për ndarjen e saj nga Gerald Pique.

Përmes rrjetit të saj social,Instagram,Shakira shprehu dhimbjen e saj me një video ku një burrë i  shihet duke shkelur mbi një zemër njeriu teksa kalon nëpër një skenë të zënë. “Kurrë nuk thashë asgjë, por më dhimbte. E dija se kjo do të ndodhte”,shkroi ajo.

Gjatë verës, ish-çifti, njoftoi se po ndaheshin pas më shumë se një dekade së bashku.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët për E!News. “Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë , kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”

Shakira më vonë foli për vështirësinë e kalimit të një ndarjeje publike, veçanërisht përpjekjen për të mbrojtur fëmijët e saj nga negativiteti.

“Unë përpiqemt’i mbroj ata, sepse ky është misioni im numër një në jetë,” i tha ajo Elle në shtator. “Por më pas ata dëgjojnë gjëra në shkollë nga miqtë e tyre ose hasin në disa lajme të pakëndshme në internet, dhe kjo thjesht i prek ata.”

Artistja shtoi se shpesh ndihet sikur “kjo është një ëndërr e keqe” nga e cila do të zgjohet.

“Dhe ajo që është gjithashtu e vërtetë është zhgënjimi për të parë diçka aq të shenjtë dhe aq të veçantë sa mendoja se ishte marrëdhënia që kisha me babanë e fëmijëve të mi dhe e shikoja që u kthye në diçka të vulgarizuar nga media”, vazhdoi ajo. “Dhe e gjithë kjo ndërsa babai im ka qenë në ICU dhe unë kam luftuar në fronte të ndryshme.”/Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/04/fansat-akuzojne-gerard-pique-ke-keqtrajtuar-shakira-n/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *