• |
ide | kryesore

Ç’ndodhi në TCH/ Sokol Balla nuk doli në ekran të hënën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sokol balla 1



“Si gjithmonë, shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në orën 21:00. Kanë dalë disa portale se Sokol Balla ikën në televizion tjetër. Unë nuk iki në televizion tjetër ose më saktë nuk dua të iki asgjëkund tjetër, pasi e konsideroj Top-in si shtëpinë time.

Sigurisht në çdo marrëdhënie njerëzore, marrëdhëniet janë 2-palëshe. Nëse një palë nuk do, tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që do të rrijë jam unë. Shpresoj të shihemi të hënën, por nëse nuk shihemi, ju uroj më të mirën”.

Kështu e mbyll të premten e kaluar emisionin “Top Story” në Top Channel gazetari Sokol Balla. Këtë të hënë ai nuk u shfaq në ekran. Në orarin e tij (edhe pse në program ishte ende emisioni i tij) nisi një film amerikan me titull “I pafajshëm pas hekurave”.

Po çfarë ndodhi në një nga televizionet më të mëdha në vend. Janë të zakonshme lëvizjet e gazetarëve gjatë gushtit ose në fillim të shtatorit, por jo pasi sezoni i ri ka nisur. Sokol Balla u rikthye në Top Channel 7 muaj më parë. Ai rimori emisionin dhe drejtimin e redaksisë së lajmeve.

Linja editoriale shkonte herë fort dhe herë butë me qeverinë. Gjatë korrikut ky TV u vu disa herë në shënjesër të kryeministrit Rama për disa raportime për sulmet kibernetike. Në të paktën 2 herë Rama i quajti shqipfje lajmet e këtij televizioni. 

LEXO EDHE: Sulmi kibernetik, Rama i ashpër me Top Channel: Ndalni menjëherë shpifjet!

Në ditët e para të shtatorit duket se diçka ndodhi. Mediat që citojnë burime nga brenda TCH flasin për një përplasje pikërisht për vijën editoriale. Të njëjtat burime thonë se Balla, që njihet për mbështetjen ndaj kryeministrit Rama nuk e aprovuar linjën e ashpër të përballjes me qeverinë.

Duke marrë për bazë fjalët e fundit të Ballës në ekranin e TCH, shihet se ai vetë nuk ka dashur të largohet. Pra, atë e kanë larguar. Megjithatë, menjëherë kanë nisur të përfliten ekranet ku Balla mund të shfaqet. Një prej emrave që qarkullon është Report TV, i njohur për njehësim me linjën e qeverisë. Aty duket se Balla mund të jetë më i qetë. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: “Hakerat kanë ende nën kontroll TIMS-in”/ Rama përplaset ashpër me Top Channel



15 Comments

  1. Kol Kuçi eshte me i devotshem per Partine ku te doje Partia!
    Po qe nevoja zevendesojme edhe CendriFugen!
    T’rroja Partia e Kyçeve!

  2. Te jesh Sokol Balla dhe te perfundosh te sharlatani Bollino thjesht sepse do t’i lepish bycen Edit, ti qofsh ..

  3. Ndërkohë që si emigranti shqiptar, ashtu dhe kushdo tjetër, mund të bëjë verifikimet e veta direkt se sa kohë dhe sa herë del direkt Berisha dhe të tijët në mediat shqiptare. Eshtë fare e lehtë dhe e verifikueshme, por ndoshta Berisha po përgatit një tjetër alibi

  4. KOL SALLAKU SKYPE TANI LE TE JA FUT KARIN NE BYTH YMER GELBAZA KELLIRES LIVE NE SKYPE- thotë:

    YMER GELBAZA KELLIRA I KA OFRUAR PUNE KOL SALLAKU SKYPE POR. YMER KA NJE KUSHTE -KOL SALLAKU DUHET ME JA LEPI KARIN YMERIT DHE DUHET TJA FUS KARIN NE BYTH TAO PALLES

  5. Bravo Lori Hoxha qe na shpetove nga nje sharlatan! Uroj te ktheni Topin atje ku e filloi Tani, ndjese paste, nje tv interesant e plot gazetare te rinj. Na u neveriten llapaqenet qe paguhen me miliona per te mashtruar opinionin publik, duke u kthyer nga gazetare ne genjeshtare profesioniste.

  6. Komentet jane si puna e llafazaneve te lagjes ….eksodi biblik 30 vjecar i shqiptareve diskretiton edhe nje pjese se shoqerise shqiptare ku mundet te kete opinioniste portalesh te shumte ,..problemi themelor eshte se kjo shoqeri eshte e pjerdhur pothuajse e tëra dhe nuk ka adhamull qe e ngjall

    1. Berisha do ishte projekt politik nëse do e niste me diskutimin për ndryshimet kushtetuese të 2008-s, për të cilat siç tha është i vetmi që s’ka folur kurrë.

      “Berisha nuk ka për qëllim të përmbysë pushtetin, por të ruajë monopolin e beut të opozitës. Se në Shqipëri pasurohesh edhe duke ndenjur në opozitë.Nje gje normale largohet njeri vjen tjetri

  7. Berisha po e do e degjeneroje edvin ramen dhe monstrat rreth tij !
    Koha e hajduteve dhe maskarenjeve po skadon,ju hijena qe beni gjasme jeni kunder edvin hajdut-serbo-droges nuk jeni asgje veçse jashtrqitje e ketij kombi !
    Do ikni,po,do ikni por me ndryshimin e madh nga eterit tuaj te ndyre,do keni fatin e Gedafit,Edvin !!!!

    1. O i pa emer ju dhe Berisha do na rruni karete prandaji po shkoni per lesh ju mostrat e sali berishes ne gjdo zgjedhje se jeni mendje ndritur ju plerat e sali berishes jeni ca mostra ca injorant ca rrugaç ca lluma ca mashtrusa ca genjeshtar shpifes trillues ca muter ca surrat hale ca te pa fytyre po na tergon bytha jote fundin shifni veten tuj shifni se jeni katandis dhe partin e keni nda ne tre pjes ca me Lulzim Bashen ca me Gaz Bardhin dhe ca me çiftin Berisha Meta dhe kjo pjes e çiftit Berisha Meta u ben çift se Berisha esht non grada dhe nuk ka as vul dhe pjesa berishjane kur hyn ne zgjdhje hyn me firmen e Ilir Metes ja ku keni vajt ju o vul humbsa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *