• |
ide | kryesore

Dëmtimi misterioz i Lukaku: belgu mungon edhe kundër Barcelonës

-Instant, Sport
Lukaku



Lukaku humbet edhe Barcelonën. Belgu nuk është ende gati. Do të ishte surprizë e madhe ta shihje në skuadër, sidoqoftë të destinuar të ulet në pankinë. Dyzet ditë pas dëmtimit të pësuar si pasojë e ndeshjes së Olimpico kundër Lazios, edhe nëse grumbullohet, Big Rom nuk do të ishte në kushtet për të përballuar një sfidë kaq intensive.

Kështu objektivi spostohet edhe njëherë tjetër. Tashmë fokusi është tek Salernitana, të dielën e ardhshme në San Siro. Gati dyfishi i kohës së rikuperimit për Lukaku, që në kontrollin në Belgjikë e hipotezuan maksimumi 20/25 ditë. Correa gjithashtu mungon në Camp Nou. Për Inzaghin janë vetëm Dzeko dhe Lautaro në dispozicion. Megjithatë, nuk është e sigurt që trajneri zikaltër zgjedh automatikisht t’i hedhë në fushë që në minutën e parë. Në orët e fundit ka marrë formë edhe ideja për të avancuar Mkhitaryan pas Lautaro, duke forcuar mesfushën me Gagliardinin. Një zgjidhje që në letër duket se mund të garantojë mbulim fizik më të madh, por që do të ulte në mënyrë të pashmangshme cilësinë e mesfushës.

Lexo më tej: Inter, diçka nuk shkon: zgjaten kohët e rikuperimit, Romelu Lukaku rrezikon edhe Barcelonën

Në çdo rast, nuk ka zgjedhje përfundimtare. Në të vërtetë, është vetëm një: vendosja e Onanës mes shtyllave. Në mbrojtje, De Vrij dhe Acerbi luajnë për pozicionin qendror mes Skriniar dhe Bastonit, ndërsa në mesfushë – pa Brozovic dhe me Asllanin të destinuar për pankinë – situata është e qartë. Barella-Calhanoglu-Mkhitaryan në San Siro reaguan mirë, në krahasim me mesfushën Blaugrana. Në atë pikë, pa Lukaku, përpara do të ishte Dzeko me Lautaron. Zgjedhja më logjike, që nuk do të prishte ekuilibrat e formacionit zikaltër në një mbrëmje kaq vendimtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *