• |
ide | kryesore

Gerard Pique dhe Clara Chia sulmohen për romancën e tyre

-Instant, Paparazzi, Slider



Gerard Pique dhe partnerja e tij e re, Clara Chía, po përballen së fundmi me refuzimin e njerëzve për shkak të romancës së tyre.

Një burim ka treguar për “Marca” se lokali ku Clara punonte si kamariere  ka humbur disa klientë.Gjithashtu ai  ka marrë vlerësime shumë negative që kur u bë publike lidhja e saj me Pique.Përveç kësaj, asaj i janë larguar disa nga miqtë pasi nuk e pëlqejnë futbollistin. Kjo situatë thuhet se ka ndikuar tek cifti të cilët  kanë debatuar shpesh. Chia mësohet se është inatosur me të pasi sipas saj ai  nuk e ka mbrojtur nga paparacët siç bënte me Shakirën.

Ngna tjetër, artistja ka folur sërish për ndarjen e saj nga Gerar Pique. Përmes,Instagram,ajo publikoi një video ku një burrëshihet duke shkelur mbi një zemër njeriu teksa kalon nëpër një skenë të zënë. “Kurrë nuk thashë asgjë, por më dhimbte. E dija se kjo do të ndodhte”,shkroi Shakira.

Gjatë verës, ish-çifti, njoftoi se po ndaheshin pas më shumë se një dekade së bashku.

“Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, thanë ata në një deklaratë të përbashkët për E!News. “Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë , kërkojmë që të respektoni privatësinë e tyre. Faleminderit për mirëkuptimin.”/Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/04/fansat-akuzojne-gerard-pique-ke-keqtrajtuar-shakira-n/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *