• |
ide | kryesore

I ndodh si te Juventus: Dybala dëmtohet, rrezikon Botërorin e Katarit

-Instant, Sport
Dybala



Dëmtimi i Paulo Dybala mban në ankth mabjentin në shtëpinë e Romës. Me pauzën për Kupën e Botës një muaj larg, ekziston vërtet mundësia për ta parë përsëri Joya vetëm në 2023. E pranoi në fakt edhe vetë José Mourinho, pas ndeshjes së fituar 2-1 ndaj Lecce. Argjentinasi ka edhe mendime të tjera në kokën e tij. Ato që kanë të bëjnë me Katar 2022. Ekziston frika konkrete se mund të humbasë Botërorin nëse problemi në kofshën e majtë është serioz. Testet instrumentale janë planifikuar për të martën, për të sqaruar shkallën e dëmtimit. Por duke marrë parasysh ndjesitë që u shfaqën të dielën në mbrëmje, nuk ka shumë optimizëm: “Si është Dybala? Dua të them keq, për të mos thënë shumë keq. Unë nuk jam mjek – tha Mou – nuk kam folur me mjekët, por për atë që dëgjova për Paulon, them shumë keq”.

Në fillimin e pjesës së dytë të Roma-Lecce, Abraham fitoi një penallti, që argjentinasi e realizoi. Goli i pestë në Serie A me fanellën verdhekuqe, por nuk pati kohë as të festonte. Një dhimbje në kofshën e majtë ia fshiu buzëqeshjen nga fytyra. Me lot në sy, argjentinasi u detyrua të kërkonte zëvendësimin dhe të largohej nga fusha.

Siç u përmend, për momentin është e pamundur të përcaktosh një diagnozë të saktë. Hapi i çalë, vështrimi i shqetësuar në pankinë dhe fjalët e Mourinhos, sugjerojnë se mund të jetë diçka shumë serioze. Një shqetësim padyshim i rëndë. Roma rrezikon të humbasë sulmuesin e saj më në formë deri në rifillimin e kampionatit në vitin 2023. Ndërsa Dybala, dyzet ditë para fillimit të Kupës së Botës, frikësohet për praninë e tij në Katar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *