• |
ide | kryesore

Opozita tenton bashkimin për kandidat të përbashkët në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Përplasja në Apel për logon, vulat dhe zyrat e selisë është lënë pezull dhe në PD kanë nisur negociatat e brendshme për t’u bashkuar. Jo se u lodhën nga konfrontimi, por se të gjithë e kanë të qartë se rruga drejt fitores së zgjedhjeve kërkon bashkim.

Pas katër orësh mbledhje me deputetët e tjerë, Gazment Bardhi u caktua negociator. Kur doli nga mbledhja ai përsëriti të njëjtën gjë që opozitarët e kërkojnë prej kohësh.

“Fakti është që Edi Rama ka një kandidat në secilën prej bashkive, opozita, por më së pari PD e gjitha bashkë, do të duhet të ketë përballë një kandidat” u shpreh Gazment Bardhi, që bëhet gati të takohet me Edi Palokën.

Ndërsa hyri në selinë e PD-së, Berisha tha se nuk ka kushte paraprake për grupin e deputetëve.
“As kam kushte dhe as nuk marr kushte. Mirëpres cilindo që dëshiron të kandidojë apo të propozojë, të debatojë. Hapje e plotë dhe totale” tha ai për gazetarët.

Vula e PD/ Dordolecët që e duan partinë me gjykatë

Por në prapaskenë llogaritë janë ndryshe. Flamur Noka kërkoi një sinjali më të qartë për bashkim dhe si shembull solli tërheqjen e padisë në gjykatë.

“Tërheqja e padisë është rruga e vetme për tu dhënë sinjal të qartë demokratëve që bashkohen dhe jemi bashkë me një qëllim për t’u përballur me Edi Ramën dhe regjimin e tij” tha Noka.

Për nga grupi tjetër, kjo është një kërkesë që nuk pranohet. Përgjigjen ia dha Agron Gjekmarkaj.
“Valëvitjet e Flamurit në erën e ndarjes duhet të ndalen. I zoti e shet, tellalli se jep. Pa kushte, pa histori të vjetra si prita për qëllimin final” ka shkruar Gjekmarkaj në Twitter.

Në fakt, padia që mbahet pezull në gjykatën e Apelit është një tregues se negociatat po zhvillohen mbi një terren të minuar. Pikërisht për këtë marrëveshja mes palëve, që të funksionojë duhet të jetë më e gjerë se kandidati i përbashkët. Mjafton një lëvizje nga gjykata dhe armëpushimi i brendshëm në PD vihet në pikëpyetje./Lapsi.al



12 Comments

  1. Gjeja e duhur . Qellimi dhe perfitimi i shqiptareve eshte te shporret perfundimisht sekti mavi dhe palloshi nga politika .

      1. “Pallosh” është epiteti që i është vënë Ramës nga opinioni publik, për anormalitetin e sjelljeve të tij e tendencën për pushtet të pakufizuar.
        Se çfarë mund të ndodhë me pushtetin e pakufizuar të një njeriu të pa arsimuar, ne shqiptarët e provuam për gati 5 dekada me diktatorin Enver Hoxha” e bota po e provon aktualisht me diktatorin rus Putin
        Epiteti “vrasës” , mund të përcaktohet vetëm nga drejtësia .
        Nëse e ke fjalën për “vrasjet” e 11 janarit, me këtë fjalë mund të akuzohet subjektivisht më shumë Rama sesa Berisha, pasi ishte ai që doli me thirrjet në protestën e dhunëshme, që “le të vriten shqiptarët që të rrëzohet Berisha e të vijë unë në pushtet”
        Në një sistem demokratik, po aq kriminale sa është vrasja, është edhe fitimi i votave me dhunën e bandave kriminale mafioze të lidhura me pushtetin.
        Është vërtetë e dhimbëshme vrasja e katër protestuesve, por ajo ishte pasoja.
        Për të përcaktuar fajtorin, duhet të hetohet e ndëshkohet së pari e më shumë, shkaktari, nxitësi apo organizatori i dhunës.
        Dhuna e pa kontrolluar sjell gjithmonë krimin, vrasjen.
        Le të kujtojmë demostratat e fuqishme të opozitës së drejtuar nga Basha.
        Në asnjë nga protestat nuk u sulmua asnjë polic apo nuk u shkatërua asnjë institucion.
        I vetmi “dëm” i demostratave të opozitës, ishte shkatërimi i njëfarë këpurdhe gjigande që “palloshi”, me anormalitetin e tij si pseudo artist, e kishte vënë në krah të kryeministrisë.
        Nëse i futemi shkaqeve të vrasjeve, le të kujtohemi se sa shqiptarë shumë të varfër që u burgosën nga qeveria Rama se nuk kishin para për të paguar energjinë elektrike, e bënë aktin e vetëvrasjes.
        Janë qindra vrasje djemsh të rij trafikantë droge , që vrasin njeri tjetrin pasi policia e shtetit nuk është në gjendje të kontrollojë grupet mafioze të mbrojtura nga qeveria.
        Sa shqiptarë janë vrarë si pasojë e kanabizimit të Shqipërisë e trafikut me tonelata të hashashit në Europë ?
        Sipas Ramës, qenkan nja 200 apo 300 mijë shqiptarë që paskan votuar pro legalizimit të kanabisit, e ashtu siç kërkon të pastrojë paratë e pista ,e futjen e lirë të tyre në Shqipëri, kërkon që Shqipëria ti kthehet përsëri vitit 2016 , kur u kanabizua tërësisht e tani kërkon që ate kanabizim ta legalizojë, se medemek këtë e paska “kërkuar populli”

  2. Ndërkohë që si emigranti shqiptar, ashtu dhe kushdo tjetër, mund të bëjë verifikimet e veta direkt se sa kohë dhe sa herë del direkt Berisha dhe të tijët në mediat shqiptare. Eshtë fare e lehtë dhe e verifikueshme, por ndoshta Berisha po përgatit një tjetër alibi,turp po te bashkohet me spiunet salih metaj

  3. Pak rëndësi kanë pazaret e doktorit me bandën e Bashës. Problemi aktual është qeverisja e cila nuk ka në fokus punësimin, dhe që përqëndrohet te presioni, mashtrimi dhe shpopullimi. Dhe së fundmi me rritjen e rrogës minimale 34000 lek të rinj, kanë pësuar goditje call centerat, pra një nga sistemet e punësimit të të rinjve (të rinjve hallexhinj se vendet në shtet i kanë zënë militantët e partisë). Ç’ka ndodhur?! Rritja e rrogës është fiktive në letra për shtetin, se në fakt çdo sigurim (11.2%+16.7%) i paguan vetë punëtori (pra operatori)! Pronarët nuk paguajnë asgjë. Pra punonjësve rritjet e rrogës minimale iu rezultojmë thjesht në ulje të të ardhurave. Për mos të folur për faktin që call centerat nuk i kanë operatorët të siguruar të gjithë. Pothuajse gjysma e tyre punojnë në të zezë, në informalitet, dhe rroga që deklarohet nuk është reale. Kjo të kujton kohën kur e Saliut kur pati bum call centerash ku shumica ishin në informalitet. Për mos të folur për faktin që shumë call centera deklarojnë që punojnë për marketing apo servizio klienti por në fakt bëjnë tjetër aktivitet të palicensuar, gjë që shteti e di shumë mirë por marrin kuotën korruptive çdo muaj për t’i lënë të vazhdojnë atë aktivitet. Sigurisht që gjithë kjo histori bëhet sepse është vetë vëllai i Ramës aksioner i fshehtë i këtyre call centerave apo platformave që ato kanë, dhe thuhet se pikërisht për këtë punë hoqën edhe Gledis Nanon, se zbuloi këto aktivitete fitimprurëse të Olsi Ramës.

    Shënim: Unë e kam thënë edhe dikur në shkrim tjetër që mos tentoni t’ja fusni të vërtetës në asnjë lloj forme se do e hani keq. Ju të qeverisë dhe servilat tuaj vazhdoni me bastardllëqe. Si të doni! Vazhdoni dhe do vazhdojnë skandalet derisa të mbyllen plotësisht call centerat ku tallni bythën me sigurimet dhe rrogat dhe dinjitetin e intelektualëve dhe hallexhinjve. Të shohim pastaj si do i përballoni protestat reale të popullit të vjefhur e të mashtruar, jo ato protestat partiake!

  4. Berisha do ishte projekt politik nëse do e niste me diskutimin për ndryshimet kushtetuese të 2008-s, për të cilat siç tha është i vetmi që s’ka folur kurrë.

    “Berisha nuk ka për qëllim të përmbysë pushtetin, por të ruajë monopolin e beut të opozitës. Se në Shqipëri pasurohesh edhe duke ndenjur në opozitë.Ti i verteti i salihut ke ndonje zgjidhje se kete qe thua ti e dine dhe ate ne kopsht,por kur salihu i metaj ben qef me pagen e ulet 20000 lek ti kelyshi i kurves po beje tregeti me armet dhe hekurin

  5. Pse nuk shkruani per protesten madheshtore ne elbasan nga spiuni komunist salih metaj dhe per letren e kujtim gjuzit derguar amerikes per non gratan e salihut,media e shitur te rama e sorosi

  6. Më sillni një snajper”/ Anëtarja e “Rithemelimit”, revoltohet me kryeministrin: E heq nëna qafe, ta vras

  7. Bashkimi do te thote edhe riorganizim i PD dhe kete synojne Alibeaj me pjesen e grupit parlamentar, si dhe ata nderkombetare qe e kane mbeshtetur.

    Ky grupim ne PD mban si mjet presioni vendimin e Gjykates, i shtyre vetem per te realizuar skemen e bashkimit, por pa Berishen Kryetar.

    Per kete aresye Alibeu e harroi daljen me kandidate te “partise se tij” dhe futi Gazmend Bardhin negociator per zgjedhjet vendore, duke mbajtur nen tavoline karten per zgjedhje te reja ne PD-ne e ribashkuar.

    Kemi pare ne kete vend puç konstitucional e parlamentar, por tani qenka rradha e atij partiak.

  8. Sali Berisha i sotëm po fillon t’i ngjajë gjithmonë e më shumë Lulzim Bashës për nga (pa)fuqia për të zgjuar indin e protestës tek shqiptarët. Njëlloj si paraardhësi i tij, Doktori po konsumon shumë retorikë dhe pak aksion konkret.

    Sali Berisha po merr pëditë e më tepër trajtat e një Lulzim Bashe të dytë, madje-madje ky i fundit shfaqej dikur jo më i dobët se Berisha

  9. Mamurrasi do shpallet Republike autonome si San Marino ne Itali te cilen do ta administrojne naziskinet e mamurrasit me molotov ne dore qe dogjen deren e kryeministrise nen drejtimin e Muli horrit dhe Sahit dollap tritolit.
    e dyta Lazarati do shpallet Republike me president Muli horrin i cili menjehere do marre ne kabinet kengetaren tallava Greta Koci nga rruga drejtore kulture per ti bere fresk ne pushimin e drekes kur Muli te numeronte leket qe vijne nga Republika e Lazaratit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *