• |
ide | kryesore

Aksident me pasojë tre të plagosur në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Tre të rinj kanë mbetur të plagosur këtë mëngjes në Durrës. Shkak është një aksident rrugor që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13. Një automjet me drejtues 25-vjeçarin me iniciale M. Q. ka përplasur automjetin me drejtues 29-vjeçarin me iniciale F. S. Të dy shoferët dhe një vajzë 23-vjeçe që ishte pasagjere janë lënduar. Ata janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nuk dihet ende shkaqet që çuan në përplasjen e mjeteve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *