• |
ide | kryesore

Dua Lipa në ceremoninë e Kupës së Botës?

Paparazzi, Slider



Dua Lipa, Shakira dhe grupi BTS janë emrat që po lakohen për të performuar në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës. Mirëpo, ende asgjë nuk është e sigurt.
Emri i Lipës po përmendet lartë e poshtë dhe këngëtarja me origjinë shqiptare nuk përjashtohet si mundësi për të performuar. Nga ana tjetër, thuhet se edhe mund të performojnë tre emrat e sipërpërmendur.
Prej vitesh Dua Lipa e ka afirmuar veten si një divë e pop-it në muzikën botërore dhe vijon të korrë sukses pas suksesi.
3 herë fituesja e çmimit “Grammy” ka hyrë në historinë e platformës Spotify” pasi albumi i saj “Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë “streams”. Kështu ajo bëhet artistja e parë femër albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i 3 më i dëgjuar në “Spotify”.
Lajmin e ka dhënë vetë artistja duke ndarë një postim në Instagram ku shkruhet: “Dua Lipa complete edition” ka kaluar mbi 10 miliardë “streams” në Spotify.
Ajo është artistja e parë femër në histori, albumi i të cilës arrin këtë shifër rekord dhe është albumi i 3 më i dëgjuar në “Spotify”.
Nga ana tjeter, Dua është beqare dhe tashmë bien poshtë të gjitha dyshimet për një lidhje dashurie mes saj dhe Trevor Noah.Për iHeart Radio ajo tha se nuk ka qenë në një romancë për një kohë të gjatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *