• |
ide | kryesore

Microsoft Office ndryshon emrin

-Instant, F1, Stil



Pas më shumë se 3 dekadash,  Microsoft Office, gjigandi i teknologjisë së shpejti do të riemërohet si “Microsoft 365”.

Sipas The Verge, Excel, Outlook, Word dhe PowerPoint janë ende të disponueshme, por Microsoft tani shpesh do t’i referohet atyre si pjesë e Microsoft 365.

“Në muajt e ardhshëm, Office.com, aplikacioni celular dhe aplikacioni Office për Windows do të bëhen aplikacioni Microsoft 365, me një ikonë të re, një pamje të re dhe akoma më shumë veçori,” citohet të ketë thënë kompania. Aplikacioni për Windows, iOS dhe Android do të kenë një përmirësim në janar.

Megjithatë, marka Office nuk do të largohet plotësisht. Microsoft do të vazhdojë të ofrojë licencën e blerjes një herë përmes Office LTSC dhe Microsoft Office 2021. “Ne do të vazhdojmë të ofrojmë blerje një herë të atyre aplikacioneve për konsumatorët dhe bizneset nëpërmjet planeve të Office 2021 dhe Office LTSC”zbuloi kompania. Ajo gjithashtu siguroi klientët se ndryshimi nuk do të ketë ndikim në llogaritë e tyre. Njoftimi i riemërimit vjen vetëm disa muaj pasi Microsoft mbylli Internet Explore. Paketa e softuerit u prezantua për herë të parë nga Bill Gates në vitin 1988. /Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *