• |
ide | kryesore

Love Island me një aplikacion të dedikuar, pa pagesë

Paparazzi, Slider
Love Island



Love Island, patenta ndërkombëtare nga ‘itv studios’ që vjen ekskluzivisht në ekranin e televizionit kombëtar Klan duke nisur nga kjo e diel do të sjellë risi edhe në aspektin e mbulimit online dhe ndërveprimit me publikun.

Një website i dedikuar formatit Love Island vjen për publikun në adresën https://loveisland.tvklan.al ku ju do të zbuloni gjithçka për islanders, lajme dhe video ekskluzive nga vila e dashurisë. Aty do të gjeni materiale të patransmetuara dhe shumë surpriza.

Nuk mbarojnë me kaq risitë që do të sjellë Love Island & Tv Klan për shikuesit.

Nga sot është publikuar aplikacioni zyrtar i ‘Love Island Albania’ për telefonat Android (kliko këtu për të shkarkuar aplikacionin në Android) dhe në iPhone, iOS (kliko këtu për të shkarkuar aplikacionin në iOS Apple).

Fati i rrugëtimit të ‘islanders’ do të jetë edhe në dorën tuaj përmes votimit ekskluziv në aplikacion, pa asnjë pagesë shtesë ju mund të zgjidhni të preferuarin tuaj.

Në aplikacion do të gjeni çdo video, prapaskena, foto nga brenda vilës, takimet e çifteve, por edhe surpriza që do t’iu bëjnë të qëndroni çdo moment të lidhur pas Love Island Albania.

Takimi këtë javë do të jetë të Shtunën, ora 21:00 dhe çdo ditë në orën 18:20 në Tv Klan, por ju mund të zbuloni më shumë përmes aplikacionit dhe faqes web.

Është koha për t’u dashuruar, Love Island Albania ekskluzivisht në Tv Klan!



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *