• |
ide | kryesore

Video/ Në fillim një kangur, tani shpendë në pistën e Phillip Island: Moto2 detyrohet të ndalet para kohe

-Instant, Sport, Video
Phillip Island



Cirkuti i Phillip Island është i rrethuar nga natyra dhe pa asnjë barrierë. Kjo është arsyeja që u dhuron pengesa të paparashikuara pilotëve të Botërorit të Motorëve. Pas rrezikut të madh që kaloi Aleix Espargarò në FP1, me një kangur që hyri në pistë dhe për pak u godit nga piloti i Aprilia, tani vjen një tjetër episod.

Lexo më tej: MotoGP/ Pas rrëzimit të tmerrshëm, i përsëritet diplopia: karriera e Marc Marquez rrezikon mbylljen

Espargarò rrezikoi përplasjen të shtunën në kualifikime, ndërsa tani flamuri i kuq ndaloi para kohe Moto2 në Phillip Island. Në fakt, për shkak të pranisë së disa shpendëve në pistë, Q2 u ndërpre për shkak të “kushteve të pasigurta të pistës”. Por këta “mysafirë të paftuar” e vizituan pistën edhe gjatë provave në Moto3.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *