• |
ide | kryesore

Policia sekuestron municion luftarak dhe lëndë narkotike, arrestohen 2 të rinj

-Instant, Lajme, Të fundit



2 persona, Ervis Xheli dhe Denis Aliu, janë arrestuar nga policia e Tiranës. Gjatë operacionit policor të koduar “Zastava” u arrestua Ervis Xheli, i shpallur në kërkim për mashtrim. Po ashtu, u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Gjatë operacionit policor të koduar “Dealer 3”, u arrestua në flagrancë shtetasi Denis Aliu. Gjithashtu, u sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, që 24-vjeçari Aliu posendonte, i dënuar më parë për vjedhje.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugën “Zef Jubani”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *