• |
ide | kryesore

“Benzema një miks mes Ronaldo Nazario e Zidane”: Perez tregon se kush do ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen

-Instant, Sport
Perez



Florentino Perez nuk i ndal elozhet për Topin e Artë 2022, Karim Benzema. Presidenti i Real Madrid, në një intervistë për El Larguero, ka folur për sulmuesin francez e jo vetëm. Spanjolli analizoi formën e skuadrës e shpërfilli Kylian Mbappé dhe Erling Haaland. Perez madje zbuloi se kush mund të fitojë çmimin e lakmuar të France Football në të ardhmen.

Në Teatrin Chatêlet në Paris, Karim Benzema fitoi Topin e Artë të parë në karrierë. Një arritje e madhe për francezin, që entuziazmoi edhe presidentin merengues: “Benzema e meritonte Topin e Artë prej vitesh. Jam i lumtur sepse më në fund Karim ka meritën e të qenit lojtari më i mirë në botë, gjë që e ka pasur prej vitesh. E meritonte prej kohësh sepse ishte më i miri për tre apo katër vjet. Është një 9, që është një përzierje mes Ronaldo Nazarios dhe Zinedine Zidane. Ai është një 9 që i bën ato dy punë në të njëjtën kohë. Ai nxit manovrën sulmuese siç bënte Zidane dhe e sheh portën ashtu siç bënte Ronaldo Nazario”.

Benzema ishte Topi i Artë, Thibaut Courtois mori Trofeun Yashin, por Reali nuk arrin të marrë çmimin Klubi i Vitit. Ky trofe cuditërisht shkoi për Manchester City: “I përgëzoj. Ata kanë një president të madh, një trajner të madh, shumë lojtarë të mirë. Është e vërtetë që ata janë një klub i madh. Unë njoh shumë njerëz atje dhe mendoj se janë gjithashtu të denjë për atë çmim. Nuk ka nevojë për të shtuar, por”.

FITUESIT E TË ARDHMES

Të pashmangshme pyetjet për Mbappé dhe Haaland. Florentino Perez, megjithatë, i shpërfilli dy lojtarët. Reali tashmë ka profesionistë të shkëlqyer dhe dy prej tyre mund të jenë fitues të ardhshëm të Topit të Artë: “Debati për Mbappé? As nuk e kisha lexuar. Tashmë kemi kaluar një verë të mirë, kështu që nuk bëhet fjalë. Asgjë nuk mund të dihet për të ardhmen, por lojtarët e Real Madrid po përparojnë në mënyrë spektakolare. Rodrygo dhe Vinicius kanë ende një jetë për të lulëzuar. Të dy i shoh si Topa të Artë. Reali shikon vetëm lojtarët që ka dhe ne jemi të kënaqur. Kemi një të ardhme shumë premtuese. Klauzola e ç’lirimit të Haaland? Unë nuk kam asnjë ide. Tashmë ne i kemi lojtarët më të mirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *