• |
ide | kryesore

Vdiq pas ndalimit nga policia/ Pritet ekspertiza mjeko ligjore për 32-vjeçarin, fillimisht u dyshua vuante nga epilepsia

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 32-vjeçar ka ndërruar jetën mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë ndërsa po shoqërohej nga rajoni i policisë në spital. Burime nga policia fillimisht kanë dyshuar se viktima vuan nga sëmundja e epilepsisë, bazuar edhe nga simptomat që Kurti ka shfaqur. Megjithatë kjo teori apo edhe ajo e përdorimit të drogës nuk është verifikuar ende nga nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Mbrëmjen e djeshme Kurti ka qenë duke lëvizur në rrugën “Riza Cuka” në këmbë vetëm. Policia i ka kërkuar të ndalojë për verifikim. Ai është larguar me vrap dhe patrulla i është vënë në ndjekje duke e kapur në rrugën “Don Bosko”. Gjatë rrugës për në komisariat ai ka shfaqur probleme shëndetësore (dridhje dhe nxjerrje sekrecionesh). Pas mbërritjes në komisariat, gjendja e tij u rëndua. Menjëherë është lajmëruar ambulanca, por për shkak se është vonuar, efektivët e kanë dërguar me makinën e policisë me urgjencë në spital ku dhe ndërroi jetë.

Bashkë me viktimën është shoqëruar dhe shoku i tij, Zyhdi Spahiu. Ky i fundit është kapur i dehur në mjetin e tij. Spahiu është lënë i lirë, por është shoqëruar me gjobë për shkak te dozës së alkoolit. Dyshohet se viktima dhe shoku i tij fillimisht kanë qenë bashkë, por me pas janë ndarë kur është afruar policia.



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *