• |
ide | kryesore

Doda: PDIU do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
mesila doda



Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda zbuloi se partia e saj do të garojë e vetme në zgjedhjet lokale të 2023. Ajo tha se PDIU do të dalë me një listë të sajën. Sipas Dodës, kandidatët më të mirë nuk janë ata që do të garojnë përballë Ramës për të fituar, por kandidatët që njohin qytetin dhe shqetësimet e qytetarëve.

“Këto zgjedhje kanë një veçanti. Koalicione nuk ka më, se janë hequr. Nuk ka asnjë mundësi të jesh në një koalicion dhe të jesh në lista të veçanta. PDIU do të garojë e vetme siç i takon në bazë të kodit elektoral. Ky është misioni ynë.

Kryetari i partisë mund të ketë takime të ndryshme, por kjo është vendimmarrje e jona. Ne jemi të detyruar të dalim me një listë që është lista e PDIU-së.

Unë vazhdoj mendoj që në këto zgjedhje nuk duhet të jenë kandidatë përballë Edi Ramës, por alternativa më e mirë për qytetarët. Duhet të jenë persona që njohin problematikat. Këta duhet të jenë kandidatët” – tha Doda në ABC. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Sa shume e paska ndryshuar gjuhen deputetja Doda, ish zedhenese e Ilir Metes kryeminister!!!

    Nderyshe nga Doda, kreu i PDIU-se, Idrizi, as nuk mori pjese ne seancen parlamentare per ligjin e hapjes se dosjeve, pra nuk votoi.

    1. pse si kujtoni do e keni Meten qe e mbroni kaq shume pas 3 vitesh? Do e shohesh kur te dali me vete ne zgjedhjet e pergjithshme, me pretekste qe sna le kodi e pas zgjedhjeve do bashkohet me Ramen “per te mire e Shqiperise”

    1. Kjo ka pjerdhur me një parti të ndarë në dy pjesë gjysma e cameve se njeh fare këtë dhe idriz socialistin.Do diçka vetëm
      Këto partitë që kanë vetëm kryetar ,sekretar,dhe nja dy antarë të bëjnë të qeshesh e të qesh.

  2. zonjën Kalaja e ka futur në burg Berisha.

    Sali Berisha në vitin 2011, në Krujë, për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumenti. Më vjen shumë keq që zonja Kalaja vuan nga “Sindromi i Stokolmit”, i shërben zotit Berisha.

  3. Asnje nuk e pranon Idrizin per aleance sepse eshte si ushunjeze dhe ben trimin naten dhe diten shurron ne breke.

    1. Çi do këta njerëz pa shtyllë kurrizore.Njerez që shohin interesin personal.Jam i sigurtë që kanë marrveshje me Ramën vetëm për të prishur punë. Një gjë skuptoj që në tërësi Çamët janë të djathtë të ndikohen nga këta!!Shpresojme të veprojnë tamam si të djathtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *