• |
ide | kryesore

Ralph Lauren akuzohet për kopjim për modelet indigjene

-Instant, Paparazzi, Slider
Ralph Lauren



Kreu i një komisioni meksikan për çështjet kulturore akuzuan markën amerikane të modës Ralph Lauren për plagjiaturë të dizajneve indigjene.

“Hej Ralph: tashmë e kemi kuptuar që ju pëlqejnë shumë dizajnet meksikane”, ka shkruar Beatriz Gutierrez në rrjetet sociale.

“Megjithatë, duke kopjuar këto dizajne ju jeni duke kryer plagjiaturë, dhe siç e dini, plagjiatura është e paligjshme dhe imorale,” shtoi Gutierrez.

Ajo postoi një foto të një xhakete të etiketuar Ralph Lauren, dizajni i së cilës ajo tha se përputhej me ato të komuniteteve meksikane të Contla dhe Saltillo.
Ralph Lauren

“Të paktën pranojeni. Dhe shpresojmë se do t’i kompensoni komunitetet origjinale që e bëjnë këtë punë me dashuri dhe jo për fitim miliona dollarësh,” shtoi Gutierrez.

Meksika denoncon atë që e quan plagjiaturë nga stilistë të huaj të motiveve, qëndisjeve dhe ngjyrave të komuniteteve të saj indigjene. Kombi i Amerikës Latine ka paraqitur më parë ankesa kundër markave të mëdha të veshjeve, duke përfshirë Zara, Mango dhe SHEIN.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *