• |
ide | kryesore

Aveiro, motra e CR7 krahason dënimin e të vëllait me kryqëzimin e Krishtit: i mbyllin llogarinë në Instagram

-Instant, Sport
Krishtit



Përfundon me barazim ndeshja e madhe e javës së 13 të Premier League mes Manchester United dhe Chelsea. Në Stamford Bridge gjithçka u vendos në fund, falë penalltisë së firmosur nga Jorginho dhe golit të Casemiros në shtesë. Mungesa e madhe, Cristiano Ronaldo. Portugezi, në ndeshjen ndaj Tottenham të mërkurën, nuk pranoi të futej në fushë. E në minutën e 89-të u largua nga pankina për të shkuar në dhomat e zhveshjes. Trajneri ten Hag vendosi të mos e grumbullonte për ndeshjen kundër Blues. Një zgjedhje që nuk i pëlqeu motrës së CR7, e cila e krahasoi trajtimin e rezervuar për vëllain e saj, me kryqëzimin e Jezus Krishtit.

Katia Aviero, në postimin e saj në Instagram, nuk e përmend asnjëherë trajnerin holandez, por referencat janë të shumta dhe sulmi është i qartë: “Askush që ka lindur të shkëlqejë nga dora e Zotit nuk do të zhbëhet nga dikush që nuk i ka veshur kurrë këpucët e lojës. Ai është dhe do të jetë histori”. Pastaj, citati i shenjtë. Motra e Ronaldos citon gjithashtu Biblën dhe e krahason përjashtimin e vëllait me kryqëzimin e Jezus Krishtit: “Ka një varg në Bibël që thotë ‘Ky njeri ju është dorëzuar nga plani i qëllimshëm dhe nga përzgjedhja e Perëndisë; dhe ti, me ndihmën e njerëzve të ligj, e vrit duke e gozhduar në kryq”. Një tjetër krahasim me historinë e Jezus Krishtit.

CITATET BIBLIKE

Sulmi vazhdon: “Mëkatarët, armiqtë, gjykatësit që nuk ndërtuan as 1/3 e asaj që ai ndërtoi, janë vetëm gurë. Ata janë të ligjtë, po e përsëris, janë gurë dhe ishte mbi këta “gurë” që gjithçka është ndërtuar”. Katia mbron vëllain e saj, atë djalin që “e mbajti premtimin që i bëri në moshën 13-vjeçare nënës dhe vëllezërve të tij. Ai, për theksin e të cilit u tall, ai që u tall për të atin e alkoolizuar”.

Motra e kampionit portugez ka në shënjestër trajnerin edhe në historitë e Insta. Katia Aviero huazon një citim tjetër, këtë herë jo nga Bibla, por nga Josè Mourinho: “Nëse nuk je në gjendje të stërvitësh lojtarë të mëdhenj, nuk je në gjendje të stërvitësh askënd. Këtë është e rëndësishme ta kuptosh. Nuk mund të mendosh t’i mësosh Ronaldos se si të ekzekutojë një goditje dënimi”.

EDHE MOTRA TJETËR, ELMA

Ditët e fundit, edhe motra tjetër e CR7, Elma Aviero, kishte kritikuar Erik ten Hag. Elma, duke iu referuar shkarkimit të mundshëm të holandezit në janar, shkroi në rrjetet sociale: “Shumë vonë”. Më pas, ajo kishte treguar gjithë afeksionin e saj për të vëllain në Instagram: “Heroi im i madh dhe dashuria e jetës sime. Unë do të jem me ty derisa vdekja të na ndajë. Çdo gjë kthehet, ligji i kthimit ekziston. Kam parë shumë gjëra, kryesisht mungesë respekti”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *