• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kohë me diell, por pasditja sjell kalime vranësirash

-Instant, Lajme, Të fundit



Territori shqiptar mbetet në ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant në pjesën më të madhe të vendit. Përjashtim bëjnë zonat malore të cilat do të kenë kalime vranësirash të lehta. Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranësirat në zonat malore përgjatë kufirit Lindor. Kjo do të lërë ultësirën perëndimore në ndikimin e motit të kthjellët. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të bien me 2 gradë në orët e para të mëngjesit. Megjithatë mesdita luhat mes vlerave nga 7°C deri në 28°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior- Veriperëndimor, Kjo do të krijojë dallgëzim deri në 3 ballë në brigjet detare.

Kosova

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta. Më të theksuara do të jënë në zonat jugore – jugperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat  do të bëhen të dukshme pothujase në të gjithë territorin e Kosovës. Megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.

Maqedonia e Veriut

Pritet rënie graduale e vlerave Barike duke sjellë mot të kthjellet, por të freskët në republikën e MV. Parashikohet që pasditja, të sjellë kalime vranësirash kryesisht në të gjithë MV. Më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Rajoni dhe Europa

Aktivizimi i ciklonit të Islandës do të sjelle vranësira dhe shira të dendur në ishujt britanikë si edhe pjesërisht Evropën qendrore. Po ashtu do të vijojë me vranësira dhe reshje shiu e dëbore e gjithë lindja e kontinenti si edhe gadishulli i Skandinavisë, ndërsa pjesa më e madhe  e kontinentit Evropian do të jetë nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *