• |
ide | kryesore

Berisha: Marrëveshja me Metën është historike, do e fitojmë Tiranën

-Instant, Lajme, Të fundit
Berisha



Kreu i Partisë Demokratikë Sali Berisha, ka folur si çdo të premte para gazetarëve.

I pyetur nëse e përkeqëson situatën brenda PD-së marrëveshja me Ilir Metën, duke patur parasysh marrëdhëniet e kreut të PL-së me grupin e Alibeajt, Berisha e cilësoi edhe njëherë si marrëveshje historike.

Ai tha se në PD nuk ka palë, por deputetë që mendojnë ndryshe të cilët në bazë të statutit kanë të dreejtë të propozojnë kandidatët e tyre.

Pyetje: A e përkeqëson situatën brenda PD marrëveshja me PL-n?

Berisha: Mendoj se marrëveshja e djeshme është historike. Është absolutisht marrëveshja që do t’i japë fund monizmit në Shqipëri. Është marrëveshja që do të nxjerrë nga Bashkia njeriun që meriton çdo epitet por që epitetet nuk zgjidhin asgjë sepse shndërrojnë me shpejtësi Tiranën në qytetin më të pistë në 10 qytetet e botës. Ajër i ndotur do të thotë ajër kancerogjen. Që krijoi në Tiranë me kullat e tij zonat e dendësisë maksimale të popullatës që nuk i gjen në asnjë qendër europiane, që mashtrojnë në çdo hap qytetarët shqiptarë dhe që vodhën në mënyrën më monstruoze, e shndërroi Sharrën në minierë ari për vete dhe Ramën. Këto janë objektivat e marrëveshjes historike mes PL dhe PD.

Pyetje: Ju keni deklaruar se në negociata jeni futur pa kushte, por a është kusht për palën tjetër që tashmë të pranojnë dhe Metën si aleatë?

Berisha: Nuk ka palë, ekzistojnë deputetë të PD-së. Kështu që ata në kuadër të statutit gëzojnë çdo të drejtë të kandidojnë secili ose të propozojnë kandidat për primaret.



12 Comments

  1. Tiranen se ke fituar kur ke pas te gjitha pushtetet dhe kur ke qen ne kulmin e forces.
    Do e fitoke tani qe i ke breket te gjunjt. Me damk te zez nderkombtare ne ball. Dhe me nje spiuno hajdut ortak.
    Shanset jo zero….. Po minus.

  2. Ky do bej magji. Dhe loj prestigjatoresh.
    Dhe cak, nga aty ku eshte ne grop te mutit. Do behet i paster.
    Dhe do na mbushi mendjen, se nuk vjen era mut ai qe eshte ne grop te mutit. Po na eshte prish ne nuhatja.
    Magjistar.

  3. Qe Veliaj eshte bythqir qe meriton te jet ne burg kjo nuk diskutohet. Po edhe Sali Metaj vallai…. edhe keta duhet te ishin ne burg, thjesht duke mar te mirqena akuzat qe i kan ber njeri tjetrit ne vite. Sepse i bie qe kan then genjeshtra dhe pastaj me tutje i bie qe dhe ato qe thon per kundershtaret jan thjesht genjeshtra.

  4. E kishim nje te “rrjedhur” Berishen tani na u bene dy te “rrjedhur” Berisha plus Meten. O Zot na SHPETO NGA IDJOTET!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *