• |
ide | kryesore

Kastrioti dërrmon Bylis, Bellai kapet me arbitrat dhe i bëhet barrierë ekipit: “Unë kam fajin i pari, pastaj këta”

-Instant, F1, Sport
Kastrioti



Një fitore e shpresuar dhe një rrëzim i pamenduar. Kastrioti është imponuar 3-0 përballë Bylis, duke marrë një fitore të rëndësishme, që e largon nga zona e ftohtë e klasifikimit. Për të besuarit e Çelës një provë karakteri, pas humbjes me Laçin. Humbja e dytë radhazi e Bylis, që edhe këtë herë ka ankesa për arbitrimin.

Kastrioti dominoi lojën, edhe pse për avantazhin në pjesën e parë shërbeu penalltia e Morbek. Ky ishte edhe episodi që shkaktoi më shumë polemika e tension edhe në tribuna. Ballshiotët kanë protestuar por sigurisht pa mundur të ndryshojnë verdiktin. Në pjesën e dytë pastaj ishte shumë më e thjeshtë për krutanët të shënonin me Selmanin dhe sërisht brazilianin, duke likuiduar mallakastriotët 3-0: “Për mua e rëndësishme është fitorja 0 tha tekniku i Kastrioti Çela pas ndeshjes -. Tre gola është më mirë për moralin e ekipit. Ishte një nxjerrje dufi nga ekipi, sepse morëm një humbje të pamerituar me Laçin. I lamë alibitë, i lamë justifikimet, u fokusuam te puna. Të gjithë lojtarët u fokusuan te vetja e tyre.

Lexo më tej: Bylis “i vjedhur” në Shkodër, presidenti Kapllanaj akuzon: “Kam parë tendencë, kasta e vjetër Beqiri, Pregja e Meta”

AKUZAT E BELLAIT

Fitorja qetëson Kastriotin, në vendin e 5 me 13 pikë.Por rezultati komplikon renditjen e Bylis, që përfundon në zonën e playout me 11 pikë. Tekniku i ballshiotëve Arjan Bellai ka qenë i pakënaqur me lojën e të tijve ndaj Kastriotit, por edhe arbitrimi. Sipas gjirokastritit, ka një tendencë të caktuar kundër Bylis, edhe pse pranon gabimet e skuadrës: “Në këtë ndeshje e meritonim humbjen. Po punojmë shumë me psikologjinë e futbollistëve – tha ai -. Rasti i penalltisë? Unë para se të vij këtu shoh çdo episod. Kur sheh për kaq shumë minuta me kaq hollësi, sheh edhe nëse është faull, është e qartë. Është e qartë, që e mban futbollisti i Krujës, duhet parë edhe kjo, nuk duhet parë vetëm nëse është penallti. Nuk ankohemi kot, por sot e meritonim humbjen, se sot nuk ishim në asnjë aspekt”.

Tekniku pastaj është bërë mburojë para skuadrës: “Unë flas përditë me presidentin, këta lojtarë që kemi janë të shkëlqyer. Çfarë kemi bërë i kemi bërë me këta, unë kam fajin i pari, pastaj këto. Unë kam bërë përzgjedhjen, kam parë kush është më i lodhur, edhe anën psikologjike. Gjyqtari u desh ndërhyrja e katërt që të jepte karton te mbrojtësi i djathtë, ne na jepet e kundërta, që në ndërhyrjen e parë. Kjo nuk më pëlqen. Nuk më pëlqeu as nxemja e ekipit, nuk më pëlqeu, nuk më ka ndodhur më parë. Deri dje ishim shkëlqyer, thashë shyqyr Zotit janë në të njëjtën gjendje fizike e dëshirë për të luajtur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *