• |
ide | kryesore

Arrestohet 34-vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm edhe pa patentë

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Gjirokastër. Ai është kapur duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm. 34-vjeçaru nuk kishte as leje drejtimi. Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale E. L., 34 vjeç, banues në Mallakastër.

“Në vendin e quajtur “Shkalla e zezë”, Tepelenë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin E. L., i cili po transportonte me automjetin tip “Ford”, që e drejtonte pa leje drejtimi, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *