• |
ide | kryesore

Telashe financiare për Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



Kanye West po përballet me probleme financiare. Disa burime kanë treguar se dhe pse ka një sasi të madhe parash, ai  ka shpenzime  dhe mund të jetë në telashe nëse nuk gjen një mënyrë për të ndryshuar rrjedhën.

Sipas tyre, West ka pesë burime të ardhurash dhe se katër prej tyre ose janë mbyllur plotësisht ose janë komprometuar  nga shpërthimi i tij antisemitik.  Adidas deklaroi se pasi i dha fund marrëveshjes masive të atleteve Yeezy me të pas postimeve të tij. Kompania u shpreh se do të ndalonte menjëherë pagesat dhe nuk do të kishte bashkëpunime me të në të ardhmen. Për sa i përket koncerteve , ai do të kishte një shfaqje në stadiumin SoFi në LA më 4 nëntor, por kjo u anulua dhe nuk është ftuar më të performojë.  Reperi pritej të nxirrte një album të ri por ende nuk ka kontaktuar me një shtëpi diskografike . Marrëveshja e tij me labelin e vjetër Def Jam përfundoi në vitin 2021.

Kanye ka qenë dhe më  parë  në telashe me paratë. Në vitin 2016 u zbulua se muzikanti  kishte 54 milionë dollarë borxh. Thuhet se paratë ishin për shkak të përpjekjeve të tij të shumta për të nisur një linjë të modës./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/27/akademia-e-kanye-west-mbyllet-pas-komenteve-antisemitike/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *