• |
ide | kryesore

Polemika të reja në Ballsh, Hamiti nuk akordoi dy penallti: Qardaku humbi golin e fitores me Teutën

-Instant, Sport
Qardaku



Polemikat nuk ndalen kurrë kur në fushë zbret Bylis. Skuadra e Bellait ndal një seri prej 3 humbjesh radhazi me një 0-0 ndaj Teutës. Rezultat që sigurisht nuk e lë fare të kënaqur teknikun, duke parë morinë e rasteve të shpenzuara. Bylis mund ta shohë veten në zonën e rënies në rast të një fitore të Lacit apo Vllaznisë, por duhet të jetë e kënaqur sepse me 0-0 ndaj Teutës mban në distancë skuadrën e Shkëmbit, gjithnjë e më e fundit me 8 pikë. Djeg ende rasti i humbur nga Qardaku.

Në stadiumin “Adush Muça”, Bylisi dhe Teuta ndanë pikët me një barazim 0-0, në javën e 11-të të Kategorisë Superiore. Një sfidë me shumë raste për gol, por që do të krijojë debat për disa episode të dyshimta për penallti. Loran provoi që në minutën e 6 të jepte sinjalin e ofensivës për ballshiotët, por Qirko devijoi me vështirësi në kënd. Teuta ishte shumë e frikësuar për tu përballur hapur dhe në të 15′ Souza mund t’i kishte ndëshkuar. Vetëm pak metra nga portieri ai humbi duelin me Qirkon, i saktë në dalje.

EPISODET E INKRIMINUARA

Në minutën e 29′ është edhe episodi i parë i kontestuar. Vendasit kërkuan penallti me Souza, që u rrëzua pas një kontakti në zone. Arbitri Eldorjan Hamiti e vlerësoi simulim dhe ndëshkoi lojtarin e Bylis me karton të verdhë. Në të 36′ erdhi momenti i Teutës të kishte pretendime. Gruda u pengua në një kontakt me Qoshkun, por Hamiti vazhdoi përsëri lojën.

Bellai e nisi të dyën me Qardakun për Souza dhe Bylis ishte me agresiv. Pas 5 minutash lojë, Qirko ishte vendimtar ndaj Antoni Beji, me një ndërhyrje spektakolare. Presioni i vendasve krijoi një tjetër moment deciziv në të 54′ por Qardaku humbi mundësinë ideale në mënyrë të pabesueshme, duke e dërguar topin fare pranë shtyllës. Durrsakët nga minuta e 84′ luajtën në inferioritet numerik, pas daljes së Artan Jazxhi nga fusha. Qendërmbrojtësi mori kartonin e dytë të verdhë pas një faulli të shkaktuar në dëm të kundërshtarit.

Me këtë ndalesë, Bylisi ngjitet përkohësisht në vendin e shtatë me 12 pikë. Ndërsa Teuta e Bledi Shkëmbit mbetet sërish në vendin e fundit me 8 pikë të grumbulluara në 11 javët e para të kampionatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *