• |
ide | kryesore

Colella lë ‘kokën’ në Laç: Vukicevic rrëzon edhe Partizanin e merr fitoren e tretë radhazi

-Instant, Sport
Vukicevic



Humbja e dytë radhazi dhe kreu nuk është më i Partizanit. Skuadra e Colella mposhtet 1-0 nga Laçi në javën e 11 të Superiores, duke i dorëzuar vendin e parë Tiranës. Të kuqtë janë në një moment delikat dhe nuk e kanë kapërcyer ende traumën e pësuar në Rrogozhinë. E kundërta ndodh me Lacin e Vukicevic, në fitoren e treta radhazi. Kurbinasve u ka mjaftuar goli i Serxho Ujkës, i cili shënoi në zhvillimet e një goditje dënimi.

Një gol nga një lojtar i rëndësishëm, që ka patur gjithnjë vlerësimin e teknikut malazez Vukicevic. Komplimentat shkojnë edhe për ish-in e madh të sfidës, Mentor Mazrekaj, i cili shërbeu asistin brilant për Ujkën në rastin e golit. Kurbinasit kanë marrë fitoren e tretë radhazi, teksa aktualisht me këtë sukses, ngjiten në vendin e 6 m,e 14 pikë. Ndërsa të kuqtë e kryeqytetit me këtë humbje e shohin veten të zbritur nga kreu i renditjes me 19 pikë, ku “demat” parakalohen nga Tirana.

COLELLA: “MORËM NJË SHPULLË TJETËR”

Tekniku i Partizanit nuk është i shqetësuar nga humbja e vendit të parë: “Nga një pikëpamje jam i lumtur, se e mbyllim me këtë historinë që jemi të bukurit, të aftët, të mirët. Nuk mendoj se në këtë moment bën një ndryshim të madh. Marrim pikët qe kemi dhe futemi të punojmë me qetësi. I parë, i dytë, i tretë, gjëja e rëndësishme është të rrimë aty para afër, një pikë më shumë apo më pak nuk bën ndryshim. Diferencat dhe llogaritë bëhen në prill. Kjo është një shpullë, ajo e të dielës ishte më e fortë. Megjithëse mbetet përsëri një shpullë. Sipas meje të bën keq edhe nëse të dhemb pak, por sigurisht është edhe kjo”.

Lexo më tej: Hakmarrja, një pjatë që serviret e ftohtë: Duro leksion Partizanit e gjashtë pikë në 14 ditë në Rrogozhinë

VUKICEVIC: “NË CDO VEND TË BOTËS DO ISHA SHKARKUAR”

Tekniku i Lacit ka fjalë zemre për presidentin Pashk Laska, për faktin se e mbështeti edhe kur rezultatet i kishte kundër: “Asnjëherë nuk është e thënë në futboll që është e detyrueshme ta fitosh një ndeshje. Por pas këtyre rezultateve jam më i qetë. Dua t’i jap një falënderim presidencës. Unë mendoj se në çdo klub në botë pas 5 humbjeve, duhet të ndërrohet trajneri. Por mua më ka dhënë kofidencë dhe isha shumë i lumtur me këtë punë dhe më ndihmoi kur kisha disa ditë të vështira. Dhe për këtë dua t’i jap shumë falënderime. Është shumë e lehtë për të folur tani. Por kur ishim duk humbur ato ndeshjet ai nuk tentoi të më hiqte. Ishte me mua që nga momenti i parë dhe jam shumë i lumtur për besimin që më dha”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *