• |
ide | kryesore

Video/ Manchester United e Monaco në playoff të Europa League: tërbohet Sarri, Lazio zbret në Conference

-Instant, Sport, Video
Manchester



Monaco dhe Manchester United do të duhet të kalojnë nëpër playoff, por shkoi edhe më keq për Lazio. Në ditën e fundit të fazës së grupeve, Monaco mposhti 3-1 Crvenza Zvezda dhe avancuan bashkë me Ferencvaros, i pari. Në grupin E, Red Devils triumfuan 1-0 në fushën e Real Sociedad, por nuk mjaftoi. Baskët shkojnë direkt në raundin e dytë, për vetëm një gol më shumë. Midtjylland kaloi gjithashtu raundin, i dyti në të njëjtin grup me Lazio. Situatë e komplikuar, me të gjithë me pikë të barabarta, por Feyenoord i pari. Avancon edhe Nantes pas Freiburgut në grupin G.

GRUPI E

Real Sociedad shkon direkt në raundin e dytë, e mbyll i dyti Manchester United. Ndërsa Tiraspol shkon në Conference League. Në San Sebastian mes Real Sociedad dhe Manchester United u luajt një sfidë për vendin e parë. Në minutën e 17′ ishte Garnacho që kaloi përpara Djajtë e Kuq, me një asist të Cristiano Ronaldo. Por suksesi 1-0 nuk mjafton sepse baskët janë përpara në diferencën e golave. Tiraspol dhe Omonia luajtën për vendin e tretë. Moldavët shkuan në Conference falë fitores 1-0 me golin e Akanbi.

GRUPI F

Feyenoord u rendit i parë në një grup të mbyllur nga të gjithë me 8 pikë. Holandezët marrin kualifikimin përpara Midtjylland, që e mbylli i dyti falë fitores 2-0 në shtëpi ndaj Sturm Graz. Kundër austriakëve, vendasit kaluan në epërsi pas çerek ore lojë me Dreyer. Në minutën e 75-të ai fiksoi dygolëshin personal dhe udhëhoqi danezët drejt raundit tjetër. Lazio përshëndeti Europa League me humbjen 0-1 përballë Feyenoord. Sarri do të luajë play-off për të vazhduar aventurën europiane në Conference. Në De Kuip, bardhekaltrit luajtën një pjesë të parë të mirë, duke shkuar pranë golit në tre raste. Por italianët u ndëshkuan në minutën e 64-të nga Gimenez, i cili hyri në fushë vetëm një minutë më parë.

GRUPI G

Freiburg ishte i sigurt për vendin e parë edhe para fillimit të ndeshjes, Nantes i dyti, ndërsa Qarabag përfundoi i treti. Freiburg barazoi me Qarabag në ndeshjen e fundit. Gjermanët kaluan në avantazh me penalltinë e Petersen në minutën e 25-të. Në pjesën e dytë VAR anuloi barazimin momental të Vesovic. Qarabag mbeti me dhjetë lojtarë për kartonin e kuq ndaj Medina, por gjithsesi arriti të barazojë 1-1 në shtesë me Oëusu. Mes Nantes dhe Olympiakos, francezët e zgjidhën ndeshjen 2-0 me golat e Mostafa dhe Blas.

GRUPI H

Ferencvaros u kualifikua si i pari, Monaco në play-off, Trabzonspor i treti në Conference. Këto janë verdiktet e Grupit H. Në Turqi, Trabzonspor kaloi menjëherë në epërsi pas shtatë minutash me golin e Bakasetas, që mjaftoi për të mposhtur Ferencvaros. Gjithçka e lehtë për Monaco, falë dygolëshit të Volland në pjesën e parë. Në fillim të pjesës së dytë autogoli i Rodic mbylli rezultatin. Penalltia e Kanga shkurtoi distancën për Zvezda. Në fund sërisht Volland fiksoi pokerin dhe trigolëshin e tij personale.

REZULTATET E NDESHJEVE

Europa League Group E
FC Sheriff 1-0 Omonia Nicosia
Real Sociedad 0-1 Manchester United
Europa League Group F
FC Midtjylland 2-0 Sturm Graz
Feyenoord 1-0 Lazio
Europa League Group G
Olympiacos 0-2 Nantes
Qarabag FK 1-1 Freiburg
Europa League Group H
Monaco 4-1 FK Crvena Zvezda
Trabzonspor 1-0 Ferencvaros



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *