• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”, përmbyset në rrugë betonierja

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në segmentin Kukës-Morinë, në “Rrugën e Kombit”. Mësohet se një automjet tip bot është përmbysur në rrugë këtë mëngjes. Drejtuesi i mjetit, shtetas nga Kosova ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Kukësit. Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

Si pasojë e aksidentit ka rrjedhur vaji dhe nafta në rrugë duke u bërë shkak aksidenti edhe për automjetet e tjera të cilat po rrëshqasin. Ende nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e rrugës edhe pse policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Kukës/Informacion paraprak

Më datë 05.11.2022, rreth orës 09:30, në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi S. A., 44 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip bot, të ngarkuar me çimento rifuxho, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përmbysur.
Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *