• |
ide | kryesore

Kriza e emigrantëve në Evropë, Italia: Do ndalojmë largimet e paligjshme

-Instant, Lajme, Planet



Qeveria e re e Italisë ka penguar 35 persona të largohen nga një anije emigrantësh e cila ka kërkuar hyrje në një port italian për dy javë, ndërsa nëprmejt anijes Humanity 1, të mitur dhe të njerëz me problem mjeksore u lejuan që të zbarkojne në Siçili.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka premtuar se do të godasë emigrantët që udhëtojnë nëpër Mesdhe nga Afrika e Veriut, ndërsa sipas OKB-së, Italia është një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë dhe që nga fillimi i vitit 85,000 emigrantë kanë mbërritur me varka.

144 persona u lejuan të zbarkonin mëngjesin e sotëm nga anijaHumanity 1, i cili lundron nën një flamur gjerman, teksa tre anije të tjera me rreth 900 persona kanë kërkuar gjithashtu hyrje në një port italian, por deri më tani nuk janë lejuar të ankorohen.

Kryeministrja e re e Italisë vendosi çështjen e migracionit në qendër të qeverisë së saj në fjalimin e saj të parë para deputetëve. “Ne duhet të ndalojmë largimet e paligjshme dhe trafikimin e qenieve njerëzore,” tha zonja Meloni, por theksoi se ajo nuk ka ndërmend “të vërë në dyshim të drejtën e azilit për ata që ikin nga luftërat dhe persekutimet”, u shpreh ajo.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *