• |
ide | kryesore

Lista Serbe organizon protestë në veri të Mitrovicës, reagon policia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
kosovë,



Lista Serbe ka organizuar një protestë ditën e sotme në Veri të Mitrovicës pas tensioneve të shkaktuara një ditë më parë, pas largimit të serbëve nga institucionet.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka bërë planifikimet e saj operacionale, duke njohur të drejtën për tubime publike përmes protestave paqësore.

Më tej ajo thekson se përmes këtij plani, Policia e Kosovës ka për qëllim ndërmarrjen e masave operative policore, për tu siguruar se mbarëvajtja e protestës/tubimit të kaloj e qetë dhe pa incidente, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjen e rendit kushtetues të RKS-së.

“Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në Veri të Mitrovicës.

Policia e Kosovës, fton qytetarët që të protestojnë në mënyrë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme, të çfarëdo natyre qofshin ato”, thuhet në njoftim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *