• |
ide | kryesore

Berisha për pedagogët: Rrogat sa gjysma e pedagogëve në Kosovë, e papranueshme

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se Partia Demokratike, mbështet totalisht çdo hap dhe vendim të sindikatës se pedagogëve dhe çdo organizate që kërkon të drejtat e veta.

Nëpërmjet një deklarate për mediet, Berisha tha se nuk mund të pranojë një pedagog në Shqipëri të paguhet sa gjysma e pedagogëve në Kosovë.

Sali Berisha: Përshëndes Sindikatën e Universiteteve të vendit, për betejën e tyre, vendosmërinë, mbrojtjen që kjo sindikatë u bëri dhe u bën interesave jetike të pedagogëve, punonjësve dhe studentëve të universiteteve tona, por edhe interesave jetike të shoqërisë shqiptare dhe kombit shqiptar. Kjo sindikatë, në interesin më të mirë të kësaj beteje, ka vendosur të ndërpresë thirrjet për bojkot, por të vazhdojë luftën dhe betejën. E garantoj se në çdo hap të saj, ajo dhe cilado organizatë apo individ që mbron një kauzë të drejtë, do ketë mbështetjen totale të PD-së. Me këtë rast, theksoj se nuk mund të pajtohem kurrë që një pedagog në universitetin e Tiranës të marr gjysmën e rrogës që merr një pedagog në universitetin e Prishtinës, dhe kjo vetëm për faktin se qeveria e Kosovës nuk vjedh fondet siç vjedh Edi Rama.

Pedagogët u rikthyen sot në auditore, pasi u tërhoqën nga vendimi për të bojkotuar procesin mësimor. Kreu i sindikatës, Aleksandër Kovaçi tha se kjo është e përkohshme, ndërsa protestat vazhdojnë.

Ditën e nesërme pedagogët kanë njoftuar protestën e katërt kombëtare në kampusin qëndror të Universitetit Politeknik. Pedagogët kërkojnë rritjen me 50% të pagave dhe nuk pranojnë vendimin e qeverisë për rritje me 7% nga buxheti i shtetit dhe 8% nga ai i universiteteve.



15 Comments

    1. qe berisha eshte robqir eshte po dhe rama dhe ti je robqir se rrogat e pedagogeve qe nga 2004 nuk jane rritur asnje lek, jane rritur vetem kurvat e partive ne stafe, kurvat femra dhe ku thotë:

      qe berisha eshte robqir eshte po dhe rama dhe ti je robqir se rrogat e pedagogeve qe nga 2004 nuk jane rritur asnje lek, jane rritur vetem kurvat e partive ne stafe, kurvat femra dhe kurvat meshkuj

    1. qe berisha eshte robqir eshte po dhe rama dhe ti je robqir se rrogat e pedagogeve qe nga 2004 nuk jane rritur asnje lek, jane rritur vetem kurvat e partive ne stafe, kurvat femra dhe kurvat meshkuj thotë:

      qe berisha eshte robqir eshte po dhe rama dhe ti je robqir se rrogat e pedagogeve qe nga 2004 nuk jane rritur asnje lek, jane rritur vetem kurvat e partive ne stafe, kurvat femra dhe kurvat meshkuj

  1. Po pse sja rrite ti sa ishe ne pushtet meqe tu dhimbskan kaq shum po do me mush xhepat dhe ti me horrat e tuj palo pedagog

  2. Me Dumën drejtuese emisioni, tashmë bëhen 5 zëdhënës të Berishës që drejtojnë emisione, në televizione të ndryshme.

    Përveç Gridës, janë edhe Erla Mëhilli, Elona Meço, Neritan Sejamini dhe Juela Meçani.Ku i fut ti turite si nje Derr laci atje cdo proteste del bllof

  3. Stop marrise per te krahasuar pagat e pédagogeve me vende te tjera.
    Pagat e tyre duhen pare ne raport me sistemin e pergjithshem te pagave e pensioneve ne Shqiperi.

    Me logjiken e pédagogeve per cdo dite duhet te lene punen e te protestojne te gjitha kategorite e punonjesve, nje e nga nje.

    Mjeket, pedagoget, nepunesit e administrates se larte e bashkiake, sot jane te lakmuar nga punonjesit e tjere si: minatore, métalurge, punetore ndertimi, punetore sherbimesh, te papune dhe invalide me asistence minimale, etj.

    Sistemi i pagave dhe pensioneve eshte i padrejte, sikurse shperndarja e te ardhurave ne vend. Ai nuk mund te arnohet, por ka nevoje per ndryshim radikal.

    1. nga pedogoget or ti kerkohet pune shkencore. A e din qe pjesemarrja ne nje konference shkencore fillon nga 200 euro? Cfare do cojne ne shtepi ata?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *