• |
ide | kryesore

Buxheti 2023, Berisha: Po çon drejt falimentit ekonominë shqiptare

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar, e cilësoi projektbuxhetin që do të diskutohet ditën e nesërme në parlament si ogurzi.

Berisha tha para deputetëve demokratë se ky buxhet çon një hap përpara falimentimin e ekonomisë shqiptare.

“Për çdo vend debati më i rëndësishëm është debati për buxhetin, por për Shqipërinë kjo nuk ndodh, për dy arsye. Arsyeja e parë është se buxheti është i vjedhur para se të votohet. Gjithçka në zëra është falsitet, pasi siç kanë faktuar zhvillimet dhe në mënyrë të veçantë KLSH, ai vidhet në masën më të madhe të tij. Ju jeni dëshmitarë se si në 7 vite sipas KLSH-së kanë vjedhur nga Rama dhe ministrat e tij 8.2 miliardë euro. Ju garantoj se ky buxhet është një fatkeqësi e re tjetër, sepse prapa çdo zëri të madh qëndron një vjedhje e madhe. Këta nuk kanë të ndalur, por vjedhja me buxhetin është vjedhje e dyfishtë, pasi vidhen fondet dhe shpërdorohen nga zyrtarët. Shqiptarët nga taksat e tyre shohin në vitin e nëntë pas nëntë buxheteve, shohin punë publike absolutisht më të pakëta se sa të një viti buxhetor. Por nëse shohin punë publike më të pakëta se një vit buxhetor, një barrë e tmerrshme rëndon mbi shqiptarët5, borxhi që qeveria mbledh për buxhetin, Edi Rama po shkatërron si një fuqi e të keqes të ardhmen e këtij kombi, së pari me largimin masiv të të rinjve shqiptarë, së dyti me borxhin e tmerrshëm që ju vendos shqiptarëve. Pas 20 vitesh çdo fëmijë që lind në Shqipëri do të jetë me një borxh prej 21 mijë eurosh. Në këtë kontekst ky buxhet shënon një rritje tjetër të borxhit publik, shënon një hap tjetër të falimentimit të Shqipërisë”, tha Berisha.



17 Comments

    1. Bravo. Po me afrohesh. Mos harro qe une e nis fjaline me shkronje te madhe te shtypit. Se keshtu ma ka mesuar zysha e fillores. Ti duhet ta kesh bere shkollen ne kohen e Birishes besoj, kur niveli i arsimit ra pertoke…

  1. Partia Demokratike në vitin 1992 erdhi në pushtet si mazhorancë plebishitare e shqiptarëve në qeverisje. Zgjodhi Presidentin, Kryetarin e Parlamentin, Kryeministrin, kreun e shërbimit sekret, zgjodhi krerët e gjykatave, Kryeprokurorin, e mori me një dinakëri politike drejtimin e të gjithë pushtetit vendor në vend. Ne 10 vjet ky malukat i ngordhor thote po te njejtat fjale per buxhetin,rrace e qelbur malok vicidoli

  2. Ne fakt as qe mund te flitet per ekonomi shqiptare. As ka patur ne kohen e Berishes, as para Berishes,

    as ne kohen e Enverit as ne kohen para Enverit e jo me tani qe KM-ja dhe enturazhi i tij vjedhin cdo gje

    me ligj e pa ligj e punojne me program per te falimentuar cdo inisiative e cdo shkendije ekonomike

    te gjithe atyre qe nuk i bejne hosana regjimit rilindas. Ndryshimi i vetem ne mes pushtetit te Berishes

    e Rames ne aspektin ekonomik eshte se i pari te pakten i linte njerzit te punonin kurse ne regjimin e

    Rames jane futur me mijera ne burg edhe kur kane nderruar dy tjegulla ne cati. Ne regjimin e Rames

    kane te drejte te punojne dhe te hane vetem ata qe kane ok e patronazhisteve, kurse per te tjeret

    eshte perndjekja, eshte gjoba eshte burgu dhe sigurisht rruga per tu larguar pergjithmone nga Shqiperia.

    Gjithmone shqiptaret kane qene te varfer por kesaj radhe varferise u eshte shtuar edhe nje regjim

    shtypes, hajdut, vrases i shpreses se shumices se shqiptareve se mund ta ndertojne jeten e vet ne

    atedheun e te pareve. Arratia ne mase e te rinjeve nga Shqiperia eshte ne radhe te pare arrati nga

    regjimi i Rilindjes famekeqe, eshte arratisje nga fadromat mbi shtepite e banoreve, nga burgosjet me

    dhjetera mijera per fatura energjie 30 mijelekshe, eshte arratisje nga gazi lotsjelles ne

    syte e femijve ne 5 te mengjesit brenda shtepive te tyre, eshte arratisje nga banda naziskine e

    patronazhisteve , eshte arratisje nga padrejtesia e kthyer ne ligj, dhe nje nga nje drejtesi e kapur

    eshte arratisje nga ryshfetet e paperballueshme per te marre nje sherbim apo nje te drejte te njohur

    me ligj Keshtu pavaresisht te metave ndryshimi ne mes Berishes e Rames eshte si nata me diten

    Berisha beri sa mundi e sa diti, njerzit per here te pare u ndjene te lire, dhe ne kete rruge beri edhe

    gabime , kurse Rama me vetdije te plote e me program punon per tua nzire jeten njerzve e per ti

    shporrur njehere e pergjithmone nga Shqiperia.

  3. O gjigant ky vend ka falimentu me kohe e me vakt . Kur ti shofin mamate e tyre tek semafori athere do ju mbushte mendja patronazhisteve .

  4. Numri i bashkëpunëtorëve vullnetarë është rreth 400 mijë, ndërsa vetë Sigurim i Shtetit ka pasur në organikë 1 mijë e 400 punonjës. Një pjesë e bashkëpunëtorëve të ish Sigurimit të Shtetit kanë ndërruar jetë, një pjesë janë në pension dhe jashtë vendit, ndërsa spiunët e rekrutuar kryesisht pas viteve ’70, janë në poste të larta publike.Brenda shifrave eshte dhe salih metaj si spiun e bashpuntore te sigurimit

  5. Po pr po se kshu iken vendi ne grope per ju po ikni more budallenje se aq pune sa ben kjo qeveri ju si beni kurr

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *